Procedurat tatimore si shantazh ndaj biznesit
Në një përpjekje për një vlerësim objektiv, do të mund të thuhet se Ligji mbi Procedurat Tatimore, i përgatitur në kuadrin e reformës në fushën e procedurave tatimore në Republikën e Shqipërisë, synon konsolidimin e të gjitha ndryshimeve në një ligj të ri. Në vijim të kësaj logjike konsoliduese, ligji parashikon nxjerrjen e një udhëzimi tërësor për ligjin nga ministri i Financave. Komunikimi elektronik me bizneset, lidhur me komunikimin e detyrimeve, pagesave, aksesit në formularë, është një vlerë tjetër e ligjit.
Por ky projektligj karakterizohet nga shumë mangësi, ku shqetësimi më i madh që ka shoqëruar debatet për ligjin është arbitrariteti i qeverisë ndaj biznesit.
Modeli i një ekonomie tregu funksionale, të lirë për hyrjet dhe daljet nga tregu, me një sistem të thjeshtuar të barrës fiskale është imperativ për vende në zhvillim si Shqipëria. Ndërsa qeveria shqiptare duket se ka zgjedhur një tjetër rrugë të sjelljes ndaj biznesit, duke krijuar një klimë pasigurie qoftë si pasojë e ndryshimeve të shpeshta të ligjeve fiskale, ashtu dhe rritjes së barrës tatimore për biznesin e vogël apo ngritjen e një sistemi terrorizues gjobash mbështetur mbi praktikat anti-treg të çmimeve të referencës.
Parapagimi i gjobave
Së fundi Gjykata Kushtetuese shpalli si antikushtetues ligjin për parapagimin 15 për qind të gjobës, përpara se një biznes të shkojë në gjykatë, duke shtuar numrin e precedentëve që ligjet e miratuara cenojnë parimet bazë të një shoqërie demokratike dhe ekonomie të lirë tregu. Kjo solli si pasojë heqjen e nenit për pagimin e 15% të gjobave. Biznesi ka deklaruar se një rregullim i tillë ligjor është një përfitim tepër i vogël për të. Biznesi, edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për të fituar të drejtën e natyrshme të ankimimit në gjykatë për pretendimet e pavërtetuara të institucioneve të fiskut, i duhet të paguajë paraprakisht detyrimin e pretenduar dhe të pavërtetuar nga një trupë asnjanëse e pavarur gjyqësore. Kjo do të thotë se në praktikë gjendja nuk ndryshon, me përjashtim të një lehtësimi mjaft të vogël financiar për biznesin, që në çdo rast do t‘i duhet të paguajë detyrimin e pretenduar të institucioneve fiskale. Detyrim që, duke qenë i paprovuar, është "gjobë" e mirëfilltë. Prandaj duhet që të ndërtohet dhe të fillojë sa më shpejt punën Gjykata Administrative, e pavarur nga ekzekutivi dhe profesionale, që do të duhet të gjykojë dhe të japë vendimin për përballjet biznes-shtet. Shoqatat e biznesit bëjnë të ditur se ka gjobitje të të gjitha madhësive për biznesin nga institucionet e fiskut, që e kanë burimin pikërisht nga sistemi i referencave të paravendosura nga ekzekutivi, në mjaft raste, krejtësisht të ndryshme nga gjendja e vërtetë në treg.
Absurdi i referencave
Në ligjin "Për Procedurat Tatimore" nuk është vetëm pjesa e gjobave që cenon të drejtat e biznesit. Një nga problemet më të mëdha të sistemit tatimor shqiptar, që ka dalë në pah pas ardhjes në pushtet të qeverisë së PD, është sistemi i referencave. Duke vendosur referenca për të gjitha çmimet në treg, administrata fiskale i ka kthyer këto vendime në burimin kryesor të gjobave. Si asnjëherë tjetër, tashmë, kemi çmime të përcaktuara për sa u përket banesave në të gjithë vendin, trojeve dhe tokave bujqësore, njëkohësit janë publikuar edhe rreth 4 mijë çmime produktesh të ndryshme që përdoren apriori nga ana e Administratës Tatimore, në kohën kur kontrollohen bilance apo realizohen rivlerësime tatimore. Në ligjin e ri të Procedurave Tatimore, vlerësimi me metoda të tërthorta është kthyer në një nga pjesët kryesore të këtij drafti. Shqipëria është deklaruar dhe angazhuar në reforma për një ekonomi funksionale tregu të lirë, ku marrëdhëniet ekonomike dhe çmimet përcaktohen nga tregu, etj. Por këto koncepte keqpërdoren sipas interesit nga qeveria, e cila kur rriten çmimet e artikujve ushqimorë, nuk ndërhyn me politika fleksibile fiskale që të kompensojë efektin e tyre te konsumatorët me argumentin se çmimet i vendos tregu, kurse për të mbledhur të ardhura ajo ndërhyn arbitrarisht me çmime reference dhe jo sipas çmimeve të tregut që predikon kur i intereson. Sigurisht këto çmime ajo ka detyrë që me organet e saj të specializuara t‘i mbikëqyrë me kujdes për të mos lejuar abuzim.
Ndërkaq institucioneve tatimore sipas ligjit u jepet e drejta e përdorimit pa kufizim dhe në mënyrë subjektive metodat alternative për llogaritjen e detyrimeve tatimore, duke lënë të papërcaktuar se kur duhen të përdoren ato. Një e drejtë e tillë e pa kufizuar, që iu jepet me ligj organeve tatimore, lë shkas për subjektivizëm dhe korrupsion në vendosjen e gjobave ndaj biznesit.
Pushteti i tepërt i organeve tatimore
Ligji i ri i kthen tatimet në institucion hetimor, me fuqi ligjore të thërrasë njerëz për t‘u marrë në pyetje, qofshin edhe punonjës të thjeshtë kompanie apo njerëz të paautorizuar për të folur nga kompanitë nën hetim. Ndryshimet u japin të drejtë Tatimeve të sekuestrojnë llogaritë bankare të tatim-paguesve pa një vendim gjykate, dhe jo vetëm të biznesit, por edhe llogaritë personale të pronarit apo ortakëve të biznesit, llogari që mund të mos kenë fare të bëjnë me biznesin nën kontroll. Me këtë projektligj pra rriten jashtëzakonisht të drejtat e organeve fiskale në raport me biznesin, në kundërshtim me çdo përvojë të vendeve demokratike. Disa prej këtyre atributeve janë bllokimi i llogarive bankare; bllokimi i pasurive; sekuestrimi i pasurive dhe shitja e pasurisë tatimpaguesve, si dhe kalimin i detyrimeve për llogari personale të aksionarëve dhe administratorëve. Prandaj me të drejtë përfaqësuesit e shoqatave të biznesit dhe të dhomave të tregtisë e kanë kundërshtuar këtë projektligj dhe kanë kërkuar ndryshimin e shumë neneve të rëndësishëm të tij. Ndaj grupet e biznesit, dhomat e tregtisë, duhet të përkrahen sepse kështu mbështesim interesat e biznesit, pa biznes dhe sipërmarrje private nuk ka ekonomi tregu funksionale siç kërkon BE. Qeveria duhet ta përmirësojë këtë projektligj, përndryshe ai do të jetë me kosto shumë të madhe për vetë qeverinë si dhe me pasoja të rënda për ekonominë e vendit.
Hapësirat për interpretim subjektiv
Ne ligj ka mjaft hapësira për interpretim subjektiv nga ana e organeve tatimore. Këto hapësira mund të marrin disa forma. P.sh., mund të ketë fraza të paqarta, përplasje mes ligjesh, e gjoba me intervale. Në ligjin e paraqitur, gjobat me intervale janë një rregull. Këto lloj gjobash janë një rregull në këtë ligj. Kjo justifikohet me faktin se një gjë mund të bëhet me dashje ose pa dashje, pra lihet që të gjykohet nga administrata tatimore. Kjo gjë e drejtë teorikisht dhe siç thuhet në relacion mund të jetë në linjë me legjislacionin evropian, por në praktikë intervale të tilla mund të rezultojnë në "negociata" mes punonjësve tatimorë dhe biznesit. Prandaj duhej që në ligj të bëhet dallimi mes veprimit pa dashje dhe veprimit me dashje. Por pas kësaj, gjobat të ishin fikse, nëse veprimi klasifikohet (mbi bazën e kritereve të qarta) pa dashje/me dashje.
Masa "revolucionarizuese" të papërgatitura - rasti i kasave regjistruese
Ligji mbi procedurat tatimore kërkon vendosja e pajisjeve fiskale që lëshojnë kuponë tatimorë (kasave). Në pamje të parë është një masë që duhet përshëndetur. Po a mund të mendohet që në Shqipëri të vendosen kasat, të nesërmen e hyrjes në fuqi të ligjit? Zor se e bëjmë dot këtë. Vendet e zhvilluara bëjnë vlerësime impakti në këtë rast. Në këto vlerësime shikohen kostot e zbatimit të ligjit nga qeveria, biznesi e qytetarët, përfitimet, kapacitetet e qeverisë për të zbatuar ligjin etj. Ndërkaq, kërkon vlerësimin alternativ nga organet tatimore, nëse nuk vendoset kasa...
Shkatërrimi i institucioneve të apelit me elemente pavarësie
Në ligj suprimohet Komisioni i Apelimit të tatim paguesve dhe ngrihet Drejtoria e Apelimit brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Për shkak se Komisioni i Apelimit të tatim-paguesve kishte në përbërje edhe anëtarë nga komuniteti i biznesit, supozohet të ishte më objektiv në gjykim se sa Drejtoria e Apelimit Tatimor që është një institucion apelimi qeveritar. Kjo drejtori quhet e "pavarur", sepse drejtori i saj emërohet nga ministri i Financave! Ky është një hap i dukshëm mbrapa lidhur me besueshmërinë e apelimit.
Në vend që qeveria të ecte në rrugën e nisur tashmë të krijimit të një sistemi apelimi të besueshëm, përmes ngritjes së gjykatës administrative, ajo suprimon çdo element të një apelimi të besueshëm.
Transparenca dhe koherenca
Në ligj parashikohet nxjerrja e një numri udhëzimesh të ministrit. Ndërkaq, aty nuk thuhet gjë lidhur me publikimin e detyrueshëm të tyre. Një nga problemet më të mëdha të biznesit ka qenë pamundësia për të gjetur urdhrat dhe udhëzimet. Ka ardhur koha që ligje të tilla të vijnë në Parlament me gjithë paketën nënligjore, për të parë koherencën e akteve nënligjore dhe koherencën e këtyre të fundit me ligjin. Kjo natyrshëm do kishte nevojë për kohë dhe më shumë konsulencë me grupet e interesit. Vetëm kështu ligjet zbatohen me sukses, duke i dhënë përmbajtje reale reformës. Qeveria e sotme ka zgjedhur një qasje tjetër karakteristike për gjithë qeverisjen e saj, atë të arbitraritetit dhe arrogancës ndaj atyre që gjenerojnë zhvillimin e vendit. Prandaj ajo nuk ka të ardhme.