E Diel, 1 Nëntor 2026

fare ndodhi me Mithat Frasherin ne momentet qe po arratisej nga Shqiperia

Ahmet Nivica tregon momentet e vitit 44 kur forcat antikomuniste po largoheshin te terrorizuara nga vendi. astet me dramatike te liderit historik te Ballit Kombetar i ndodhur nen stuhine e plumbave te partizaneve qe i therriste Zotit ne qiell te frenonte skizofrenin e djemve te Shqiperise.

Hyrje

Ishin mbi 150-200 balliste te Shqiperise jugore te cilet ne momentet qe forcat e Frontit Nacionalclirimtar po hynin ne qytetet dhe rruget e Shqiperise per shkak se kishin fituar luften moren rrugen per te mberritur ne qytetin e Shkodres. Kete rruge per shkak sigurie e bene nepermjet Greqise dhe ish-Jugosllavise. Ishte fundi i tetorit te vitit 1944 kur ata mberriten ne Follorine te Greqise dhe prej andej moren rrugen me tren per ne qytetin e Prizrenit. Kjo eshte odiseja e pare e largimit nga atdheu i tyre i te gjithe njerezve qe ishin rreshtuar ne fronte te kunderta me forcat qe drejtoheshin nga Partia Komuniste. Ata ishin paralajmeruar se do te ndeshkoheshin pa hezitim prandaj po merrnin masat per te emigruar politikisht. Gjithsesi nga ana tjeter kishin njefare shprese nga aleatet anglo-amerikane te cilet kishin premtuar per te zbarkuar dhe per te neutralizuar komunizmin ne Shqiperi. Por odiseja e largimit per forcat antikomuniste nuk ishte e lehte pasi ato do te detyroheshin qe gjate udhetimit te sforcuar te kalonin peripeci te medha. Ai udhetim ne koloni dhe ne nje situate te tille perbente per ta jo vetem lodhje dhe sfilitje por edhe rrezik per jeten e cila u kercenohej ne cdo cast dhe ne cdo vend qe kalonin. Gjithsesi se fundmi arriten te grumbulloheshin ne qytetin e Shkodres ne te cilin ende nuk kishin hyre partizanet. Gjithcka rreth asaj historie qe ka ndodhur ne 1944 per nje pjese te madhe te njerezve me bindje te kunderta nga komunistet e sjell per lexuesin tone pikerisht njeri prej kuadrove te asaj kohe te Ballit Kombetar Ahmet Nivica i cili ka pak kohe qe eshte ndare nga jeta dhe qe ato peripeci i perjetoi personalisht derisa perfundoi ne emigrim politik jashte atdheut.

--- Rruga per tu nisur ne Tirane dhe befasia qe ndeshi ne Lac qyteti qe ishte perfshire nga luftimet e ashpra mes partizaneve dhe ballisteve.

--- Historia dhe befasia e tij kur mes plumbave pa Mithat Frasherin i cili per gjithcka po ndodhte po perjetonte nje gjendje psikologjike jashtezakonisht te veshtire.

Vijon nga numri i kaluar

Nga intervista e numrit te pare treguat per menyren e largimit kur u ndodhet ne mes te zones se ndikimit te Haxhi Lleshit. Mund ta kujtoni disi momentin e largimit me veturen e oficerit gjerman

Ndersa isha ne zonen e Haxhi Lleshit ku do te me merrej jeta ne qofte se do te mesohej identiteti im ndodhi dicka e cuditshme qe jo vetem me shpetoi mua jeten por i la me goje hapur edhe vendasit. Pikerisht kur isha duke pritur sic edhe jua shpjegova ne numrin e pare aty ndane rruges rastesisht kaloi nje veture gjermane ne te cilen vec shoferit qe ishte ushtar ishte edhe nje oficer i larte gjerman. Une nuk e bera te gjate por i ngrita me vrull doren ku i bera shenje te ndalonte. Per cudi ajo ndaloi dhe une hyra brenda. Oficeri me pyeti gjermanisht se ku do te shkoja. Une i thashe se po shkoja ne Prizren. Pas kesaj deri kur zbrita ai nuk shkembeu me asnje fjale. Por edhe pse rrija mbrapa tij isha me zemer te ngrire sepse kisha frike se mos oficeri gjerman mund te me arrestonte.

Mendoja se ia jepte mendja dhe thurte ndonje plan gjate rruges por ana tjeter ishte frika se mos takonim ndonje postbllok gjerman edhe ata mund te kishin marre ndonje fonogram nga Jugu per personin tim qe isha vene ne kerkim pasi sic ta theksova edhe me pare kisha vrare ne Gjirokaster punonjesin e komandes gjermane Xhafer Leskovikun keshtu qe duke e pasur kete frike doren nuk e ndaja nga pistoleta.

Ku zbritet nga vetura

Kur arritem ne Shkup rruga e makines kalonte shume afer stacionit te trenit. Sa arritem aty u befasova kur pashe qe treni sapo kishte mberritur. Ate cast bera me shenje nga oficeri qe te lejonte te bente ndalimin e makines. Ashtu ndodhi. Ne pak caste makina kishte ndaluar dhe une isha jashte saj. Pas kesaj u afrova me shpejtesi te dera e vagonit qe ishin shoket e mi. Ata sa me pane shperthyen jo vetem ne duartrokitje por edhe ne brohoritje te jashtezakonshme sikur te njoftonin te gjithe te pranishmit per gezimin qe ata ndienin. Kjo pasi une kisha mbetur ne nje zone qe ishte bastion i komunisteve dhe e kisha te padiskutueshme vdekjen. Pas jo me shume se 10-15 minutash treni u nis ne drejtim te stacionit te fundit ne ate te Prizrenit. Arritem ne destinacion.

Ju priste kush ne Prizren

Patjeter qe na prisnin pasi ne nuk perbenim vetem kontingjentin e Partise se Ballit Kombetar por edhe te shume partive te tjera duke filluar qe nga Legaliteti e deri te funksionaret e shtetit qe kishin ushtruar funksionet e tyre gjate atyre viteve te pushtimit. Aty na prisnin paria e Kosoves kryetari i qeverise Xhafer Deva Xhelal Mitrovica etj.

Kush i kishte njoftuar per vajtjen tuaj

Kete nuk e di dhe as qe pyeta. Nuk i vija shume rendesi kesaj dukurie. Te nesermen u nisem per ne Shkoder ku arritem pa shume mundime. Aty ishin mbledhur te gjitha forcat nacionaliste antikomuniste me gjithe udheheqesit e tyre. Atje pata edhe nje gezim tjeter se u ritakova me kusheririn tim qe e doja dhe me donte aq shume jo vetem per bindjet antikomuniste por edhe per vendosmerine qe kishim te dy ne rrugen qe kishim zgjedhur. Ky ishte Neshet Kolonja i cili eshte shume i njohur per opinionin.

Cfare bete ne Shkoder

Ketu arrin dhe pika ime me kulminante e ketij rrefimi se pas kesaj arrita te takoja per here te pare idhullin tim qe ishte pikerisht udheheqesi fizik dhe shpirteror i Ballit Kombetar Mithat Frasherin. Kjo ndodhi krejt papritur.

Pse deri ne ate kohe qe ishte fundi i lsquo44-s nuk e kishit pare asnjehere fizikisht Mithat Frasherin

E ku mund ta shikoja kur une aktivitetin tim e kisha pasur vetem ne zonen e Delvines dhe te Sarandes Gjithsesi une po ju tregoj historine e metejshme te udhetimit tone gjate te cilit une takova edhe Mithatin. Ate dite qe ishim ne Shkoder do te niseshim per ne Tirane. Prandaj hipem serish ne nje makine gjermane me karroceri. Por nuk shkuam me tej se ne Lac pasi aty zhvilloheshin luftime shume te ashpra. Luftonin partizanet dhe forcat e Ballit. Ishte me te vertete nje situate teper e veshtire kur shikoje se gjysma e qytetit te Lacit ishte ne duart e partizaneve dhe gjysma tjeter ne duart e ballisteve dhe te dyja palet luftonin per jete a vdekje. Ne zbritem nga makinat dhe po rrinim ne ate pjese te qytetit qe ishin forcat e Ballit. Ndersa mendoja per ate tragjedi qe po ndodhte ne qytetin e vogel te Lacit papritur shikoj nje shokun tim te vjeter qe quhej Sabaudin Dino i cili ishte eksponent i Rinise se Ballit Kombetar. Sabaudini terhiqte prej kapistallit nje mushke. Mbi te qendronte nje njeri me trup te holle me pamje te thate dhe pak plak. Mbaj mend qe kishte veshur nje kapote italiane nderkohe qe mbi gjoks i lekundej nje skatolete mishi italiane e cila ishte e varur ne qafe me nje fije teli.

Pse kush ishte

Ai burre qe kishte hipur ne mushken e Sabaudinit dhe qe nuk e ulte as koken dhe as trupin per tu ruajtur nga bresherite e armeve qe oshtinin ishte pikerisht Mithat Frasheri. Gjithsesi mua me beri shume pershtypje fytyra e tij teper e deshperuar ku ndersa plumbat i kalonin si bresher mbi supe dhe mbi koke ai nuk e ulte trupin fare por shikonte vetem perpara e perseriste rregullisht ne latinisht shprehjen Imortel Imortel... Imortel qe do te thote i pavdekshem. Pastaj kthente koken nga pishat qe ishin anes rruges dhe u drejtohej me fjalet Djemte e Shqiperise.

Ne fillim une nuk e kuptova se kujt i drejtohej por pastaj e kuptova se ai me ato fjale u drejtohej pikerisht pishave te cilat i konsideronte si deshmitare te perjetshme. U thoshte atyre qe te shikonin se si po vriteshin djemte e Shqiperise. Dhembja dhe indinjata e tij per ato luftime shprehej ne forme vaji. Une deri ne ato momente nuk e kisha mesuar akoma se kush ishte ai njeri interesant qe jo vetem me bente pershtypje por edhe me cudiste. Nderkohe i them me ze te larte Sabaudinit i cili vazhdonte te terhiqte kapistallin e mushkes O Sabo ce ke kete te cmendur qe mban ne mushke Sabaudini pas kesaj qe i thashe une ma beri menjehere me shenje duke peshperitur nderkohe shkelte buzen e poshtme ku me tha Shttt se eshte Mithat Frasheri.

U befasuat

Jo vetem qe u befasova por u shtanga. Nuk e prisja ta shikoja udheheqesin kryesor te Ballit Kombetar qe une e kisha idhull ne ate gjendje. Pas kesaj qe mesova i thashe Sabaudinit Hiqe shpejt mushken se do te vritet me ndonje plumb

Ai nuk kishte frike fare te rrinte ashtu hipur mbi mushke teksa plumbat fershellenin nga te kater anet mbi koke

Ai ishte shume trim dhe nuk pyeste shume nga keto gjera. Nuk donte tia dinte fare. Une te them te drejten u trondita shume qe vazhdoja ta shikoja Mithatin ne ate gjendje. Ne Mithatin e kishim perendi aq sa ne cdo luftim kishim ne goje emrin e tij.

Gjithsesi pasi i thashe Sabaudinit ta terhiqte shpejt per ta nxjerre nga zona e rrezikshmerise u interesova per gjendjen e rrugekalimeve ne drejtim te Tiranes. Mesova se gjendja e tyre drejt Shqiperise se mesme aq me shume per ne Tirane ishte shume e keqe. Komunistet qe po vinin ne pushtet kishin zoteruar cdo rruge qytet e nyje dhe nuk kursenin kend. Ata njerez te shkrete qe ishin idealiste nuk e kuptonin se ai sistem me shume se ne kundershtareve do ti hante vete ata qe luftonin ne ate kohe.

Ne ckuptim

Te gjithe kuadrot e luftes dhe te gjithe ata partizane qe kishin marre ate revansh drejt pushtetit qe po e kurorezonin me shume gjak ne fund do te beheshin viktima te tij ku ne vazhdim te konsolidimit do te hynin burgjeve do te internoheshin apo do te ekzekutoheshin si tradhtare sepse ju e dini se nga koha e luftes vetem Enver Hoxha dhe ndonje tjeter nuk eshte shpallur tradhtar ne kohen e tij te gjithe te tjeret u shpallen te tille dhe renegate te komunizmit. Keshtu per te vijuar te ajo qe po te shpjegoja po ju them se kur mesova qe nuk ishte e mundur qe te vazhdohej rruga per Tirane u kthyem serish ne Shkoder ku bashke me ne erdhi dhe Mithat Frasheri si dhe forcat balliste qe vepronin ne zonat e Lacit.

Zoti Nivica cfare bete kur arritet ne Shkoder

Atje u takova serish me kusheririn tim Neshet Kolonja i cili ishte nje fat per mua qe e kisha ne ato momente ne Shkoder.

Pse flisni me kaq entuziazem per te

Sepse ne Shkoder ishin me qindra e qindra antikomuniste te cilet donin ti shpetonin dores hakmarrese te njerezve te kuq qe po vinin ne pushtet. Ishin momentet kur te gjithe ne po e kuptonim dalengadale se premtimi i aleateve anglo-amerikane per te nderhyre menjehere ishte i kote. Kjo sillte nje kaos te papare. Ndersa per sa i perket Neshetit dua te them se ne ato momente ai kishte kontakt me kreret me te larte dhe me te nderuar te Ballit Kombetar sic ishin Mithat Frasheri Hasan Dosti Ali Kelcyra etj. Neshet Kolonja ndermjetesoi qe edhe une ti takoja dhe te njihesha nga afer me keta personalitete por ai me mori me vete te asistoja ne momentin me specifik dhe me historik te asaj periudhe por qe nuk eshte permendur asnjehere ose eshte permendur e cunguar nga historia komuniste e Enver Hoxhes. Fjala eshte se une kam marre pjese ne perberje te delegacionit te forcave antikomuniste qe u takua me te derguarit e shtabit te pergjithshem te ushtrise se drejtuar nga komunistet te cilet bene thirrje qe te mos largoheshim se nuk do te na ndodhte gje.

Thate se ishte fat per ju qe Nesheti ju ndihmoi te njiheshit personalisht me kreret e Ballit Kombetar. E kishin ate mundesi edhe ata qindra balliste qe situata i kishte bere te perqendroheshin aq masivisht ne Shkoder

Absolutisht jo. Si mund te takoje aq thjesht Mithat Frasherin Ali Kelcyren apo Hasan Dostin Ata ishin personalitete dhe ishin vendosur ne baza te sigurta jo vetem se nuk kishin cfare te benin personalisht per te gjithe ate mori njerezish qe kishin nga pas por edhe per arsye sigurie. Cdo atentat apo incident qe mund te organizohej nga kundershtaret komuniste detyrimisht do te ishte vetem ndaj tyre.

Zoti Nivica folet gjithashtu per nje delegacion qe ju e quajtet historik te krereve kryesore te Ballit Kombetar te perqendruar ne qytetin verior te Shkodres i cili beri nje takim me te derguarit e Shtabit te Pergjithshem te ushtrise fitimtare te drejtuar nga Partia Komuniste. Si ka ndodhur

Eumlshte e vertete se atehere kur te gjitha forcat antikomuniste perfshire te 11 partite ekzistuese te asaj kohe ishin mbledhur ne Shkoder Shtabi i Pergjithshem i Frontit Nacionalclirimtar dergoi nje delegacion per te negociuar. Qellimi i tij ishte qe te ndalonte largimin masiv te njerezve kundershtare te komunisteve. Me pas u mesua se ajo ishte nje gracke qe te largoheshim pastaj te na arrestonin ashtu sic bene me dhjetera e dhjetera nacionaliste te tjere te cilet i arrestuan dhe i denuan me lloj-lloj akuzash te verteta dhe te paverteta. E vecanta eshte se ne delegacionin e Ballit Kombetar kam qene edhe une.

Si u be ajo marreveshje

Kur kam qene ne bazen qe ishin kreret e Ballit mesova se ata kishin vendosur te benin nje takim me delegacionin antikomunist qe ishte derguar posacerisht nga shtabi i Enver Hoxhes. Ishte muaji nentor. Komunistet qe tani ishin triumfatore te luftes kishin filluar te negocionin dhe te administronin pushtetin. Ata filluan te paraqiteshin si njerez me nje eksperience te madhe por qe kuptohej qe baza e drejtimit te ardhshem te shtetit do te ishte hakmarrja. Listat e tyre ishin mbushur plot me njerez qe duhej te ekzekutoheshin. Me e keqja ishte se ne ato lista ishin perfshire njerez qe ishin dhe nuk ishin te perfshire ne ngjarje te ndryshme mjafton qe te ishin rreshtuar ne frontin kunder tyre. Fillimisht une nuk dija gje per ate marreveshje qe do te behej por me tha Neshet Kolonja i cili sic me mbajti afer udheheqjes me te larte te Ballit.

Cfare te tha

Do te bejme nje takim me te derguarit e komunisteve te cilet kerkojne te bejne nje marreveshje. Ne ate takim do te jene kreret kryesore. Kemi vendosur qe te te marrim edhe ty ne delegacion. Per kete gje kam biseduar me zotin Hasan Dosti dhe ai ka vleresime shume pozitive per ju. Une menjehere i thashe qe nuk duhej bere ne asnje menyre nje takim i tille. Cpune kishim ne me komunistet Kete ia thashe personalisht edhe zotit Dosti por ai me tha se pavaresisht nese do te binim apo jo dakord per ato qe te shtroheshin ne tavolinen e bisedimeve ne duhej te shkonim. Le te shkojme ti degjojme njehere - tha ai - pavaresisht nese do te biem dakord.

Fronti i Rezistences u krijua per te ndaluar dorezimin e kurores se Skenderbeut ne Rome

Sipas materialeve dokumentuese te Ballit Kombetar te paraqitura dhe te deshmuara nga eksponenti i tij Ahmet Nivica mesohet se Balli Kombetar ka nje ditelindje shume me te hershme se Partia Komuniste si rrjedhim edhe luften e ka filluar shume me heret. Konkretisht si force politike e organizuar dhe e perbere nga elemente dhe platforme nacionaliste eshte krijuar qe ne 13 prill te vitit 1939.

Pese dite pas pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste pikerisht me 12 prill te vitit 1939 qeveria shqiptare e porsaemeruar nga Musolini dhe e drejtuar nga Shefqet bej Verlaci hodhen dhe miratuan ne Parlamentin e kryesuar nga Mihal Zallari vendimin qe Kurora 500-vjecare e Skenderbeut ti dorezohej vullnetarisht mbretit te Italise Viktor Emanuelit III duke e pranuar ate mbret te Shqiperise. Ajo kurore u dergua ne Itali nga paria zyrtare e kryesuar nga Verlaci pikerisht me 16 prill.

Si rezultat i ketij veprimi te turpshem qe te nesermen e marrjes se vendimit pra me 13 prill 1939 nje grup patriotesh si Mithat Frasheri Hasan Dosti Faik Quku Lec Kurti Lef Nosi etj. per kunderveprim dhe per te mbrojtur interesat e atdheut te tyre formuan organizaten Fronti i Rezistences Shqiptare. Kjo force erdhi duke u organizuar dhe duke u kompletuar nga dita ne dite. Shtrirja e strukturave te saj u arrit ne te gjithe Shqiperine. Ne 29 shtator 1942 kjo organizate mori emrin Balli Kombetar. Pikerisht ate dite Balli Kombetar ka nxjerre edhe traktin e pare i cili eshte i njohur per opinionin dhe qe ben thirrje popullore per tu ngritur ne lufte kunder okupatorit.

Ahmet Nivica ne lsquo44-n emigron politikisht jashte atdheut

Ahmet Nivica i cili u largua nga Shqiperia pikerisht ne nentorin e vitit 1944 jetoi se bashku me shoket e tij antikomuniste ne emigrim. Fillimisht ai jetoi ne kampet e posacme te ngritura nga shtetet aleate per emigrantet politike te vendeve te Evropes. Pas kesaj perfundoi ne Paris ku shkoi se bashku me Sadik Premten per te cilin tregon se e kishte shume shok. Aty ai se bashku me emigrantet e tjere politike nuk reshti se organizuari forcat e Ballit dhe te gjithe antikomunistet e tjere shqiptare me te cilet benin perpjekje per te rrezuar pushtetin komunist te drejtuar nga Enver Hoxha. Ishte viti 1958 kur qeveria shqiptare shpalli nje amnisti te gjere per emigrantet politike. Pas saj Ahmet Nivica duke marre edhe rekomandimin e liderit ballist ne Paris Abaz Ermenjit kthehet per te ushtruar veprimtarine e tij ne Shqiperi. Keshtu qe pas 14 vjetesh veprimtari intensive antikomuniste ne emigrim pas vitit 1958 ai e vazhdoi ate ne Tirane. Por vetem 6-7 vjet do te zgjaste amnistia per te se tashme emri i tij ishte skeduar ne kalendat e dosjeve sekrete te policise se fshehte komuniste gje qe atij do ti kushtonte tri arrestime radhazi ku do te bente plot 20 vjet burg politik.


Vijon neser

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›