E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë (nuk) do të dëgjojmë në Hagë?Nga Melazim Koçi, RFEBallafaqimi i radhës në fushën diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tashmë ka filluar në Hagë. Pallati i Paqes në Hagë, gazetarë të shumtë dhe opinioni botëror, për 10 ditë, sërish do të je

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Çfarë (nuk) do të dëgjojmë në Hagë?Nga Melazim Koçi, RFE

Ballafaqimi i radhës në fushën diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tashmë ka filluar në Hagë.

Pallati i Paqes në Hagë, gazetarë të shumtë dhe opinioni botëror, për 10 ditë, sërish do të jenë të fokusuar te raportet Kosovë-Serbi, do të dëgjojnë argumentet e njërës dhe palës tjetër, për të pritur pastaj mendimin këshillëdhënës, por jo obligues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Dhe, cili mund të jetë epilogu i këtij ballafaqimi?

Këtu, në Hagë, shumë njohës të së drejtës ndërkombëtare nuk e fshehin se do të ishin të befasuar, nëse mendimi këshillëdhënës do të ishte në tërësi në favorin e njërës ose palës tjetër.

Pra, gjithnjë sipas tyre, duhet pritur një kompromis që do të bënte që, si Kosova, ashtu edhe Serbia, të thoshin se ishin fituese të GJND.

Por, shtrohet pyetja: Përse kompromis rreth një çështjeje që ka të bëjë me lirinë dhe demokracinë?

Cinikët do të përgjigjeshin shkurt - sepse zhvillimet në relacionet ndërkombëtare dhe rrjedhimisht edhe e drejta ndërkombëtare shpesh janë kombinim i pragmatizmit, raportit të forcave dhe balancave të njohura dhe të panjohura!

Pavarësisht nga epilogu dhe shpjegimet e komentimet që do të bëhen në mbyllje të këtij procesi, tashmë shumëçka është e ditur se si dhe nga kush do të thuhet.

Pak a shumë është e ditur edhe ajo që fare nuk do të thuhet.

Në dokumentet zyrtare të GJND është marrë formulimi nga Kombet e Bashkuara, ku, pos të tjerash, figuron: “Deklarimi (shpallja) unilateral i pavarësisë nga institucionet e përkohshme të vetadministrimit në Kosovë”.

Nuk jemi të sigurt, nëse dikush do të merret me këtë çështje dhe formulim gjatë 10 ditëve të ardhshme, por e shohim të arsyeshme që këtë çështje ta shtrojmë në një formë tjetër - nëse Kosova ka bërë shpallje unilaterale të pavarësisë, ç’do të thotë dhe a ekziston fare në praktikën e marrëdhënieve dhe të së drejtës ndërkombëtare shpallja bilaterale ose multilaterale e pavarësisë së një vendi?!

Pavarësia e Sllovakisë, ndonëse krejtësisht e harmonizuar, megjithatë nuk është shpallur paralelisht në Pragë dhe Bratislavë, por vetëm në këtë të dytën dhe si e tillë është në harmoni absolute me të drejtën ndërkombëtare.

Kroacia dhe Sllovenia, kur shpallën pavarësinë, këtë e kanë bërë në Zagreb dhe Lubjanë, pa kërkuar që një gjë të tillë ta bëjë edhe Beogradi. Dhe këtë, deri më sot, askush nuk e ka kontestuar.

Kosova ka bërë të njëjtën gjë. As më pak dhe as më shumë.

Një çështje tjetër që do të dëgjohet zëshëm, është çështja e integritetit territorial që do të ngrihet nga Serbia.

Beogradi do të ngrejë zërin dhe do të thotë se e drejta ndërkombëtare është në anën e tij, sa i përket ruajtjes së integritetit territorial, duke heshtur, kuptohet, parimin e vetëvendosjes.

Pala kosovare do të përgjigjet me pohimin se Kosova gjithnjë në histori ka pasur kufijtë e vet. Por, nuk jam i sigurt, nëse dikush do ta përkujtojë ose pyesë Beogradin se kush i bëri kufijtë e pas vitit 1945, përkatësisht cilat forca vendosën se kush do të jetë republikë dhe kush krahinë?

Ishte Partia Komuniste e Jugosllavisë që e bëri këtë.

Vendimet e regjimeve totalitare nuk janë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe si të tilla nuk kanë validitet juridik ndërkombëtar. Pse të jetë ndryshe në rastin e Kosovës?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›