Kriza, 20 mijë vende pune të humbura në një vitNga TemaGjatë vitit të tashëm numri i të papunëve në Shqipëri është shtuar me rreth 20 mijë vetë, sipas vlerësimeve zyrtare, për shkak të rënies ekonomike të vendit. Ministria e Ekonomisë thotë se në vit
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kriza, 20 mijë vende pune të humbura në një vitNga TemaGjatë vitit të tashëm numri i të papunëve në Shqipëri është shtuar me rreth 20 mijë vetë, sipas vlerësimeve zyrtare, për shkak të rënies ekonomike të vendit. Ministria e Ekonomisë thotë se në vitin 2008 në Shqipëri numri i të punësuarve në sektorin privat jobujqësor u rrit me 9 vetë dhe këtë vit rritja ekonomike mendohet të kenë qenë më e madhja në të gjithë periudhën e tranzicionit. Qeveria shqiptare pretendon për një rritje ekonomike prej 7,8%. Në sektorin privat bujqësor numri i të punësuarve është rritur me 26 mijë vetë, thonë të dhënat zyrtare. Të dhënat e Institutit të Statistikave janë përpiluar me qëllim të tillë që të rrisin artificialisht numrin e të punësuarve në bujqësi. Nëse këto të dhëna do të ishin të vërteta, në një kohë që bujqësia në vitin 2008 është rritur rreth 3%, atëherë do të kishim të bënim me një rrite të numrit të të punësuarve me 10% në një vit për një rritje ekonomike prej 3%, çka është e pakuptimtë. Këtë vit bujqësia është rritur me rreth 1% dhe të dhënat flasin madje se bujqësia mund të jetë rritur edhe me 0, 5%. Në tërësi ekonomia shqiptare këtë vit, pavarësisht se ia doli t’i mbijetojë krizës së thellë ekonomike botërore pa rënë në recesion, pësoi një ngadalësim shumë të madh dhe arriti në kufijtë e një rritjeje prej 1%. Qeveria pretendon për 2-3% rritje, ndonëse FMN thotë se ky vit do të mbetet me 1% rritje, sidomos kur pjesa e dytë e vitit po shfaq vështirësi në mëdha. Bazuar në modelet e njohura të llogaritjes së numrit të njerëzve të zënë me punë në një vend së paku Shqipëria ka humbur 20 mijë vende punë këtë vit, megjithatë Instituti i Statistikave nuk flet për në gjë të tillë. Të dhënat konkrete nga administrata e tatimeve nuk flasin për rritje të numrit të të punësuarve, përkundrazi flasin për biznese në vështirësi, për rënie të xhirove dhe për fitime shumë më të vogla. Degët kryesore të ekonomisë si ndërtimi dhe industria kanë pësuar rënie dhe bujqësia, e cila zë më shumë se 20% të ekonomisë kombëtare, është vënë në vështirësi këtë vit duke përgjysmuar rritjen. Prodhuesit me mall të porositur llogaritet të kenë humbur më shumë se 6 mijë vende pune të paktën këto janë shifrat zyrtare. Të dhënat qeveritare flasin për një papunësi në kufijtë e 12,7%, por të gjitha këto të dhëna nuk llogarisin efektet e krizës ekonomike të këtij viti, për më tepër kur këto të dhëna rrisin artificialisht numrin e të punësuarve në bujqësi. Është e pamundur që bujqësia, e cila zë 20% të ekonomisë kombëtare dhe që rritet me 2-3% në vit, të rrisë numrin e të punësuarve me 26 mijë dhe pjesa tjetër e ekonomisë me industrinë, shërbimet etj., që zë 80% të ekonomisë dhe që mendohet se është rritur më shumë sesa 7% të punësojë 9 mijë njerëz më shumë.