E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë nuk duhet të bësh në një takim të parë pune



Ti po kërkon punë, ata po kërkojnë pikërisht një si ti: por shpesh përshtypja e parë vlen shumë. “Do t’ju njoftojmë”, kështu përfundon shpesh një takim pune pas prezantimit tënd dhe mënyrës se si e ke mbrojtur atë që di të bësh më mirë. Në këto raste ndjesitë nuk të gënjejnë, e nëse ti mendon se ke vepruar mirë, mbase është vërtet ashtu. E njëjta gjë ven edhe për ndjesitë negative: kur takimi pati “ngecje” është e kotë të shpresosh se do të ndodhë një mrekulli. Thelbësore është përshtypja e parë, sepse nëse gjithçka shkon keq, është e vështirë të kesh një shans të dytë. Të jesh formale, por në dozën e duhur, elegantë, por jo tepër, të shkujdesur, por jo tepër. Të arrish të gjesh të mesmen e artë nuk është shumë e vështirë. Ja disa nga gjërat që nuk duhet të bësh dhe të thuash në këto raste:

- Të thuash: “ Kjo është puna e ëndrrave të mia”
Je vërtet entuziaste, por do të ishte mirë të mos e ekzagjeronit sepse kështu do të dukej sikur gjithçka është studiuar në tavolinë. Më mirë të tregoheni të sinqertë dhe i interesuar, por në masën e duhur.

- Të flasësh keq për ish-shefin (dhe për ish-punën)
Nëse e meriton, në rregull, por përpiquni të mos hidhni baltë punëdhënësin tuaj të mëparshëm. Shefi juaj i ri nuk do të mirëpriste kritikat tuaja. Nëse ju bëjnë një pyetje të drejtpërdrejtë, përpiquni të shmangni një përgjigje të drejtpërdrejtë.

-Të pyesësh menjëherë se sa ditë pushime të takojnë
Nuk flitet për pushime në një takim të parë pune. Nëse mendimi juaj I parë shkon direkt te pushimet, duket hapur se nuk vdisni nga dëshira të punoni. Kështu, edhe nëse keni prenotuar një udhëtim me mikeshat tuaja dhe doni të dini nëse kjo ëndërr do të bëhet realitet, mbylleni gojën dhe buzëqeshni.

-Të flasësh për pagesën
Natyrisht ju nuk pretendoni të punoni gratis dhe gjëja e parë që ju shkon ndër mend është paga. Por të tregosh shumë interes, të paktën në takimin e parë, mund të kishte efekt negative. Lërini punëdhënësit të prekin këtë argument.

-Të pish vazhdimisht, të përtypësh çimçakiz ose karamele
Tensioni është I madh dhe fyti është i tharë. Mbase ju kanë ofruar në gotë me ujë, por mos pini më shumë se dy-tri herë nga pak. Nëse pini vazhdimisht do t’u krijoni idenë se jeni nervoz edhe pse në të vërtetë jeni. Çimçakizi dhe karamelet janë të ndaluara, askush nuk mund ta tolerojë këtë.

-Të jesh shumë seksi dhe provokuese
Nëse prezantohesh si një panterë në një takim të parë pune, askush nuk do të të marrë seriozisht. Është mirë të jesh I pëlqyeshëm, por nuk do të jesh asnjëherë kështu nëse vesh taka të larta 13 centimetra, të trukohesh shumë rëndë dhe të vesh në dukje të gjitha format e trupit.
-Të veshësh xhinse
Kurrë mos u vishni shumë serioze, sidomos kur nuk jeni veshur më parë kështu. Do të bini menjëherë në sy që kjo nuk është veshja juaj dhe që jeni sajuar pikërisht për këtë takim. Por as e kundërta nuk mund të ndodhë kurrsesi. Të vishesh me xhinse për një takim pune nuk është dëgjuar kurrë. Më mirë të kesh veshur diçka formale që nuk të shkon, sesa një palë xhinse. Mjaftojnë një palë pantallona serioze dhe një këmishë për t’u dukur perfekte.

-Të mos fikësh celularin
Në kinema ju lajmërojnë ta fikni celularin, në restorant askush nuk mund të ankohet për zilen që bie. Por të harrosh të fikësh celularin në një takim të parë pune është e pafalshme. Zilja mund të “prishte magjinë” e bisedës. Kjo gjë do të irritonte pa masë punëdhënësin.

- Të mbërrish me vonesë
Më mirë bëni prova një ditë më parë për të qenë të sigurt se si dukeni me veshjen tuaj. Të mbërrish me vonesë ditën e takimit të punës është mënyra më e keqe që mund të prezantoheni. Kjo është gati më keq sesa një njollë mbi xhaketë. Disa nga punëdhënësit pas 5 minutash pritjeje anulojnë takimin.

12 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›