Harasani: LMN nuk e ka kritikuar Ramen per poste ne PS Qamil Xhani
Sekretari per Programin Politik ne Partine Socialiste, Andis Harasani, deklaron se pergatitja e selise roze per zgjedhje dhe demokracia e brendshme e saj, jane me te rendesishme sesa ndarja e posteve ne kryesine e re. Ne nje prononcim dhene per mediat, Harasani shprehet se qellimi i kritikave te Levizjes per Mendimin Ndryshe ka qene garantimi i posteve te rendesishme ne hierarkine e selise roze. Ai thekson se funksionimi i opozites sipas rregullave dhe fitorja e PS-se ne zgjedhjet e ardhshme, kane qene shqetesimi kryesor gjate kritikave qe i jane bere drejtuesve te selise roze. "Nuk shikoj se cfare lidhje ka oponenca, aq me shume qe ne i kemi fituar te gjitha betejat, jo vetem une, por te gjithe ne qe kemi mbajtur qendrime ndaj veprimeve te PS-se, nuk i kemi mbajtur keto qendrime per te bere presion, por pozicione. Pasi kemi qene ne pozicione shume te mira ne PS. Besoj se do te vazhdojme te jemi ne keto pozicione, por ajo qe na intereson, eshte pergatitja e PS-se per zgjedhjet e ardhshme ne vitin 2013", tha dje Harasani. Duke komentuar mundesine e perjashtimit te tij nga kryesia e PS-se, ne pozicionin e sekretarit politik, Harasani shprehet se do te prese publikimin e nje liste zyrtare. Ndersa nuk e cileson si te rendesishme prezencen ose jo te tij ne kryesine e re. "Listat pergatiten ne institucione, nuk pergatiten nga gazetaret. Nuk kam asnje lloj shqetesimi, per sa kohe listat nuk jane zyrtare. Ajo qe me shqeteson sot, eshte qe te kalojne ne menyre sa me pozitive ligjet qe kane lidhje me energjine ne Kuvend, si dhe buxheti i shtetit", deklaron deputeti i PS-se, Andis Harasani. Deputeti Harasani, se bashku me Arben Malajn dhe Kastriot Islamin, bejne pjese ne te te ashtuquajturen, Levizjen per Mendimin Ndryshe. Gjate bojkotit gatit dyvjecar dhe protestave te opozites, perfaqesuesit e LMN-se kane kritikuar politiken e ndjekur nga kryesocialisti Rama per mosvotimin e reformave, por edhe qendrimet radikale te selise roze. Per kete qellim, keta deputete shpesh jane vene ne qender te kritikave nga mbeshtetesit e kryesocialistit, Edi Rama, duke i akuzuar edhe si bashkepunetore me mazhorances. Nderkohe, ne listen emerore qe pritet te miratoje asambleja kombetare, e cila do te paraqitet per votimin nga kreu i PS-se, nje pjese e perfaqesuesve te LMN-se pritet te mos jene pjese e kryesise dhe sekretariatit te selise roze.