Çamët kërkojnë bojkotimin e produkteve greke
Pas incidentit të djeshëm, kur një grua çame nuk është lejuar nga autoritetet greke që të hyjë në Greqi, ka reaguar edhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Ky i fundit ka thënë se, në rast se incidente të tilla përsëriten sërish, atëherë çamët do të ngrihen në protesta massive, ndërsa do të kërkohet edhe bojkotimin i të gjitha produkteve greke nga qytetarët shqiptarë.
Në rast përsëritjeje të këtyre incidenteve, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është e detyruar të përshkallëzojë reagimin e saj nëpërmjet protestave masive dhe thirrjes ndaj qytetarëve shqiptarë që të bojkotojnë çdo produkt grek në tregun vendas, tha Idrizi.