Departamenti i Shtetit zhduk nga Wikipedia faqen për ambasadorin Dell
Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, u përfshi në përzgjedhjen e dy presidentëve. Në rastin e parë, ai u akuzua se kishte zgjedhur presidentin Bexhet Pacolli me SMS, pasi kjo u provua në media, në rastin e dytë, ishte vetë Pacolli që tha se ambasadori amerikan e solli me zarf emrin e Atifete Jahjagës. Në Wikipedia, në faqen e profilit për Dell, kosovarët nisën të bëjnë editime, ku shkruanin se Dell ishte mbreti i Kosovës, i aftë të bëjë magji voodoo, duke nxjerrë presidentë nga zarfi. Por agjencia Balkan Insight shkruan se faqja për Dell në enciklopedinë online, Wikipedia, është fshirë nga një kompjuter brenda Departamentit të Shtetit. I pyetur për këtë çështje, Departamenti i Shtetit tha: Wikipedia mund të editohet nga gjithkush.