E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verter pasuron Operen

Ata qe nuk nguruan te flasin per operen Verter te Jules Massenet ne tre netet e shfaqjes ne Teatrin e Operes dhe Baletit nuk ishin profesioniste te muzikes. Ishin njerez qe vinin nga te tjera fusha inxhiniere mesues letersie menaxhere arti sikur ndjenin nevojen ti ndanin me te tjere pershtypjet qe i kishte ngjallur muzika lirike e Massenet.

Mesuesi i letersise padyshim erdhi te shihte Verterin e Getes per ti ndjere me te fresketa ne nje spektakel te gjalle Vuajtjet e djaloshit Verter 1774.

Menaxheri i Filarmonise se Kosoves Dardan Selimaj e ka pasur bindje qe nje opera si kjo apo Perrallat e Hofmanit nuk kishte per ta pare ndonjehere pervecse ne teatro evropiane per shkak te kostove te larta te produksionit. Por ja qe Verteri erdhi ne Tirane dhe ai nuk mund ta humbte.

Pervec shfaqjes Selimajn e shtyu edhe takimi me tenorin Saimir Pirgu te cilit kerkon ti propozoje nje koncert ne Kosove aty ku per fat te keq nuk ka nje teater opere. Keto mendime futen te interesat e vecanta te disave qe erdhen ta shihnin Verterin por te shumte ishin te tjeret qe i drejtoi per te dritarja e vogel e biletarise kurioziteti per te pare tenorin shqiptar Saimir Pirgu me nje jete dhe karriere ne Evrope e pertej.

Pas shfaqjes te cliruar nga kjo yshtje te gjithe ata qe dhane opinione per Shekullin ndajne te njejtin mendim Pirgu dhe Kamenica deshmuan te njejten force vokale dhe interpretuese. Kur flitej per emocionet Kamenica ishte e para qe i kishte ngacmuar dhe i kishte mbajtur te gjalla ato nga fillimi ne fund i Operes me realizimin e nje roli te shkelqyer te gruas qe vetesakrifikohet dhe ndeshkon veten.

Perse duhet pare Verter edhe sonte naten e fundit qe shfaqet ne TOB Muzika te pasuron shpirtin. Historia eshte nje drame e forte e rrenimit te njeriut qe e ndjen te huaj boten dhe ajo nuk e josh me.

Nen regjine e Patrizia Pantonit shikuesi perqendrohet te nje histori e forte e dashurise. Por Verter eshte me shume se kaq.

Leximet e percipta te Verterit i kane dhene shkas lindjes se mendimeve se ajo eshte thjesht nje veper dashurie se ajo eshte historia e nje njeriu te semure shpirterisht e ndofta-ndofta edhe menderisht. Te tilla vleresime jane pa dyshim ca petka teper te vogla per shtatin vigan te Getes. I semure nuk ishte Verteri por realiteti gjerman.

Verteri ishte nje i ri i talentuar dhe i kulturuar harmonia shpirterore e te cilit ishte ngritur mbi keto kater shtylla natyra Homeri jeta e thjeshte e popullit Sharlota. Ne te njejten kohe ekzistenca e tij ishte helmuar per shkak te nje se sere deshirash e endrrash te parealizuara per shkak te mungeses se plote te cdo shtytjeje te jashtme per tu marre me nje veprimtari te dobishme si dhe per shkak te jetes se amullt e te zbrazet byrgeriane qe e rrethonte.

Ngurtesia njejtrajtshmeria gerryese e jetes qe bente nuk ishin vecse nje pasqyrim i te njejtave dukuri ne jeten shoqerore eshte shprehur per kete personazh perkthyesi i vepres se Getes Shpetim ucka ne botimin e vitit 1987.

Shikuesi kerkon ta jetoje ne interpretimin e Pirgut energjine jetesore qe shteron pak e nga pak ne shpirtin e Verterit. Do te shohe te ai shpirtin poetik te ushqyer me gjithcka te bukur te jetes. Verteri yne i mberthyen keto ndjenja dhe stepja e shoqeron personazhin gjate gjithe vepres.

Ai duhet te tregoje fillimisht qe eshte i mbushur plot me deshire per jeten dhe pastaj ti venitet ajo. Ne interpretimin e Pirgut velja vjen me heret sec duhet. Portreti djaloshar i tenorit ka nevoje te ndricohet me teper nga gezimet e jetes edhe pse dihet qysh ne fillim qe Verter eshte personazh tragjik.

Ne nje pjese ai deklaron O natyre e bukur e me hire eprore zonje e kohes e te pasura troje. Hidhi syte e prite vdekatarin e shkrete qe aty pari kalon e te pershendet.
Me organik ishte interpretimi i Kamenices nje prekje e te dashurit asaj i shkakton rrenqethje hidherimi i vlon ne deje vuatja i ngys shpirtin.

Me natyrshmeri Kamenica e therret pak e nga pak Pirgun drejt kesaj rrjedhe derisa te dy arrijne ne nje shperthim qe ngelet ne mendje ne aktin e trete. Ai ngulmon ti pohoje dashurine apo i kerkon ta meshiroje. Zera te shkelqyer te thelle dhe melodioze force interpretuese instikti jepet pa kursim nga kengetaret ne kete moment.

Harrojne qe jane aty. Zeri dhe trupat i jane dorezuar vuajtjes dhe mundimit. Ne kete moment shikuesi mendon se ndryshe do ishte ndjere sikur ti kishte bashkuar i njejti instikt qysh ne aktin e pare kur opera mbahej ne tone me te qeta sec duhej. I tille frymezim duhej ta kishte mbushur edhe skenen e lindjes se dashurise mes Verterit dhe Sharlotes ku ajo rrefen se i frikesohet dashurise se tij.

E gjithe pesha e vepres ne aktin e pare bie mbi personazhet. Nuk ka nje kor qe i ndihmon te hapin zemren te tjeret kalojne peraty por nuk komunikojne.
Nje personazh me peshe ne vepren e Massenet eshte edhe Alberti. Ze vend me interpretimin e tij baritoni Armando Likaj nje burre me sharm se jashtmi inteligjent e i matur brenda tij.

Likaj di te jape dhe te marre me koleget duke krijuar nje personazh te kompletuar dhe qe ben per vete.
Po ashtu edhe Ulpiana Aliaj dhe Eriona Gjyzeli i sjellin ngjyra atmosferes.

Skenografi Platon Bardhi qendron ne te njejtat ujera. Skenat e realizuara kane baza te forte fantazie dhe i percjellin publikut shpesh nje ndjesi lirie. Kete here idete e tij fluturuan mbi pyjet e dendura mbi hapesirat me debore sollen perendimin e diellit qe perflak majat e maleve.

Duket se Bardhi nuk e ka realizuar ende skenografine qe do donte ne Teatrin e Operes edhe pse ka vite qe bashkepunon i kufizuar nga materiali dhe fondi i pakte qe jepet per skenografine dhe kostumet ne nje intitucion si ky i yni qe edhe per produksione te tilla nuk e zgjidh qesen.

Verteri i le pa fjale

Opera Verter Werther 1887 me muzike te Jules Massenet dhe libret te douard Blau Paul Milliet dhe Georges Hartmann bazohet te Vuajtjet e djaloshit Verter te Getes. Mendohet si nje roman autobiografik. U shfaq per tri net ne Teatrin e Operes dhe Baletit me 20 22 24 prill ora 19.00. Per here te fundit shfaqet sonte.

Regjia eshte e Patrizia Pantonit. Dirigjent Martin Zeller. Skenografia Platon Bardhi.
Interpretojne Saimir Pirgu Verter Vikena Kamenica Sharlote Armando Likaj Albert Eriona Gjyzeli Ulpiana Aliaj Sofi Bai Edvin Kastrati Erlind Zeraliu Denis Skura Shmid Solen Alla Ogert Islami Johan Roel Llupa Bruhlam Aplikejda Qirko Ketshen. Me pjesemarrjen e grupit te femijeve te Liceut Artistik Jordan Misja nen drejtimin e Irida Beges.

Dardan Selimaj 26 vjec menaxher i Filarmonise se Kosoves

Kam menduar qe Perrallat e Hofmanit dhe Verter jane dy opera qe mund ti shohim vetem ne shtepite operistike boterore. Me pelqeu opera ketu. Jo se jane angazhuar emra te njohur natyrisht kjo ndikon ne rritjen e nivelit por ndihet nje investim edhe ne orkester skenografi. Pirgu eshte si qershia mbi torte ne kete opera por jane te njejtit nivel edhe te tjeret. Permenda Pirgun sepse nuk kam pasur rastin ta shoh ne ndonje skene tjeter operistike por e mrekullueshme eshte edhe partnerja e tij. Me vjen mire qe sot ne kete opera nuk shoh asnje solist te huaj.

Muharrem Hoti ish mesues letersie 58 vjec

shte nje drame prekese dhe nje opere e kendshme. Te gjithe kengetaret jane te mrekullueshem po ashtu edhe orkestra. Une nuk jam ekspert i muzikes por para disa vitesh kam pare Aiden ne Teatrin e Operes se Amsterdamit dhe kam pasur te njejtat ndjesi te njejtat emocione si sonte.

Beatrice Mersini perkthyese

Nje opere shume e bukur nje mrekulli. Na la pa fjale

Roland Xhoxhi muzikant
shte nje shfaqje nga me te zgjedhurat dhe me impresionueset. Kemi jetuar nje nate evropiane muzikore. Artistet si Pirgu jane krenari e vertete kombetare se bashku me Kamenicen e cila jo vetem ishte nje partnere por edhe rivalizoi artistikisht me Pirgun. Ishte nga shfaqjet me te mrekullueshme qe kemi pare vitet e fundit

Valentina Emiri inxhiniere

Opera ishte e jashtezakonshme. Interpretimi i nivelit te larte te Kamenices i Pirgut sdiskutohet i orkestres na percolli emocion.

Franz Helmer aktor regjisor francez

E kam pare Verterin mbi 40 here. shte per tu vleresuar qe kjo opere vendoset edhe ne programin shqiptar. Kengetaret jane te jashtezakonshem. Kam pershtypjen qe te tille mund ti shohesh ne Operat e Parisit dhe Londres. Sidomos Kamenica ishte nje interpretuese shume e ndjeshme. Pirgu eshte nje ze i vecante.

Neritan Ceka arkeolog

Kjo opere ishte nje nga kulmet e TKOB qofte per kastin interpretues Saimir Pirgun gjithnje ne rritje por ishte edhe nje nxitje per partneren Vikena Kamenica qe luajti ne te njejten lartesi. Por do te vleresoj edhe nje kengetar qe na befasoi Armando Likajn me nivelin e tij interpretues dhe aktorial. Nje befasi ishte edhe per publikun shfaqja e nje opere franceze pas kaq operave italiane. Megjithate keto opera ende mbeten te rralla ne repertorin tone.
Ben kontrast vetem niveli artistik me gjendjen e salles ende te parinovuar dhe kushtet ne te cilat punojne dhe paguhen kengetaret tane.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›