Duart larg nga Hiddink

Federata e Futbollit të Turqisë ka theksuar se do t’u rezistojë përpjekjeve nga Chelsea për rikthimin e Guus Hiddinkut në Stamford Bridge.
Hiddink konsiderohet si favorit për zëvendësimin e të kritikuarit Carlo Ancelotti nëse klubi vendos për shkarkimin e italianit në fund të sezonit.
Ancelotti është nën presion pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe mundësisë së përfundimit të sezonit pa fituar asnjë titull. Hiddink i cili kaloi një aventurë të shkurtër në drejtim të Chelseas gjatë kohës sa ishte edhe selektor i Rusisë më 2009, i udhëhoqi ata drejt triumfit në FA Cup. Mirëpo, Turker Tozar, menaxher i Kombëtares turke të futbollit ka insistuar se dëmshpërblimi në kontratën e Hiddinkut e parandalon atë të kombinon detyra. “Javën e kaluar refuzuam një kërkesë nga Ajaxi.
Kontrata mes tij dhe presidentit tonë (Mahmut Ozgener) nuk i lejon atij të punon për një klub derisa është i angazhuar me Turqinë”, tha Tozar për The Daily Telegraph.
“Ne kuptojmë se njerëz si Roman Abramovich mund ta kenë në mendje por nëse paraqet një ofertë tek ne, ajo do të refuzohet. Nëse shikoni karrierën e Guus Hiddinkut ai gjithmonë ka respektuar kontratat e tij dhe na ka thënë se Turqia mund të jetë detyra e tij e fundit si trajner. Ne duam që ai të na udhëheq në Kampionatin botëror 2014”, përfundoi Tozar.