E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë po ndodh me shërbimin zjarrfikës

Nga Alfred Kristuli, Kryekomisar

Shërbimi zjarrfikës shqiptar tradicionalisht ka funksionuar si shërbim shtetëror dhe shtrihet gati në të gjitha qytetet e Shqipërisë me stacionet e tij zjarrfikëse të gatishmërisë së përhershme. Ne si vend nuk kemi pasur ndonjë traditë, ku ky shërbim ti përkiste pushtetit vendor, siç janë masivisht në vendet evropiane, por edhe në disa vende ballkanike.

Ky shërbim pati zhvillimin i tij dhe u vu mbi baza moderne, me norma, standarde, rregulla, në vitet 1955-56, meritë kjo e 5 oficerëve shqiptarë, të cilët kryen shkollat përkatëse, në Bashkimin Sovjetik, duke sjellë që andej metodikat, normat, rregullat, rregulloret, si duhet të funksiononte ky shërbim, për atë kohë. Po këta oficerë hapën gjithashtu shkollën e parë teknike 2-vjeçare për zjarrfikësit në Patos, në vitet 1975, e cila nxori 21 oficerët e parë dhe të fundit zjarrfikës.

Pjesën më të madhe të kohës, shërbimi zjarrfikës ka funksionuar me një urdhëresë Nr. 2 të Këshillit të Ministrave të vitit 1964 me gjithsej 11 nene. Në këtë periudhë shërbimi zjarrfikës shqiptar kishte një personel prej 1400 zjarrfikës në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Në vitin 1991 u miratua një ligj, i cili për kohën solli efektet e tij pozitive.

Në vitin 2001 ishin normale ndryshimet dhe miratohet një ligj tjetër, me të cilin sot punon shërbimi zjarrfikës shqiptar. Gjatë kësaj kohe, çuditërisht numri i personelit zjarrfikës shkurtohet sistematikisht dhe nga 1400, aktualisht kemi rreth 700 -750 zjarrfikës, për gjithë territorin e Shqipërisë.

Standardi evropian, për personelin zjarrfikës është për 1000 banorë duhet të ketë 1 zjarrfikës.

Shqipëria ka afërsisht 2.800.000 banorë?? (sipas qeverisë) dhe ka aktualisht rreth 700-750 zjarrfikës, në gjithë stacionet zjarrfikëse të vendit, pra ky raport është 1 zjarrfikës në 4000 banorë, që do të thotë 4 herë larg standardit evropian.

Ndryshimet e vitit 2001, vitit 2005 dhe më tej

Në vitin 2001, me miratimin e ligjit diçka u vlerësua, por jo siç vlerësohet ky shërbim nga vendet evropiane, megjithatë konkretisht u kryen: Ndërtimi i dy stacioneve totalisht të reja, në Shkodër dhe Gjirokastër, investimi në rikonstruksionin e stacioneve ekzistuese, u kompletua me akte n/ligjore, VKM, urdhra, udhëzime, rregulla, rregullore, u kompletuan stacionet me automjete, autoshkalla, pajisje uniforma zjarrfikëse, duke zëvendësuar totalisht në të gjitha stacionet e Shqipërisë makinat zjarrfikëse Skoda me automjete Man, Benz etj. Por përsëri pak u investua në kompletimin me personel zjarrfikës sipas standardit evropian.

Në vitin 2005, me ardhjen e Qeverisë së Shërbimit dhe Shërbesave u mendua dhe u shpresua se kjo qeveri në radhë të parë do të investonte tek shërbimet dhe pse jo te shërbimi zjarrfikës që është direkt në shërbimin ndaj komunitetit.

Haberi i parë shumë pozitiv, i Qeverisë së Shërbimit dhe Shërbesave ishte pa diskutim inaugurimi i stacionit të ri zjarrfikës tek porti i Durrësit nga vetë Kryeministri, z. Berisha.

Por shumë shpejt u zhgënjyem të habitur, sepse nga dita e inaugurimit e deri më sot ky shërbim mbeti në vend numëro, bile duke shkuar poshtë dhe më poshtë.

Nga viti 2005 e këtej nuk është bërë, për shërbimin zjarrfikës, asnjë ndryshim në ligj, megjithëse nga 2005 nuk kemi më Ministri të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, ky shërbim me ligj vazhdon të jetë të kjo Ministri, pavarësisht se jemi në 2012, asnjë akt nënligjor, rregullore, apo aplikime e zbatim të standardeve evropiane, asnjë investim për ngritje të stacioneve të reja zjarrfikëse apo investim për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e stacioneve ekzistuese të cilat po bien e po kthehen në kasolle të pabanueshme. Duke shkelur ligjin me të dy këmbët i hiqet buxheti zjarrfikëses si zë më vete, që i shërben direkt asaj, sipas nenit 17 dhe i kalon Drejtorisë së Emergjencave, e cila vetëm për zjarrfikësen nuk i përdor, së për çfarë e di ajo.

Largohen nga detyra gati të gjithë zjarrfikësit, oficerët zjarrfikës, të trajnuar dhe certifikuar në Qendrën e Trajnimit Zjarrfikës në Tiranë dhe në qendra të ndryshme trajnimi jashtë shtetit, nga 63 oficerë që ka gjithsej organika e PMNZSH, largohen nga detyra 61 oficerë brenda vitit 2007, pa asnjë kriter normal. Rreth 56% numrit të përgjithshëm e policëve zjarrfikës largohen në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Absurditete që ndodhin vetëm në Shqipëri.

Largimi nga funksioni i të vetmes shkollë, Qendra e Trajnimit, për të trajnuar zjarrfikësit dhe duke e kthyer atë në një vegël qorre, për largimet padrejtësisht të zjarrfikësve nga puna, me gjoja testime. Këto gjoja testime për zjarrfikësit kryhen nga njerëz, që vetëm në shërbimin zjarrfikës nuk kanë punuar ndonjëherë dhe për këtë profesion as që e kanë idenë, kuptohet janë militantë (ushtarë) partie.

Me çfarë merret sot Drejtoria e Emergjencave?

Ka një ngjashmëri shumë interesante, po qe se do ta krahasojmë kohën kur shërbimi zjarrfikës varej nga policia e shtetit para viteve 2001. Të njëjtat fenomene ndodhin edhe sot në këtë kohë. Nuk i jepet mbështetje, nuk i jepet buxhet, nuk i jepet investime në godina, në automjete, në pajisje, në uniforma, para 2001 ishte Drejtoria e Përgjithshme Policisë, nga ku varej ky shërbim, sot doli një drejtori tjetër që ska punë fare me zjarrfikësen, shumë më e panevojshme nga e para, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave.

Kjo drejtori, në vend që të bëjë detyrat e saj që i ngarkon ligji (fatkeqësi natyrore, përmbytje, bllokime rrugësh nga dëborë, tërmete etj.), dhe të thithë 10 Milion $, që i ka dhënë Banka Botërore qysh në 2008, merret e shkurton organikën dhe strukturën e zjarrfikësve, menaxhon padrejtësisht buxhetin e saj, emëron e liron oficerë zjarrfikës, jashtë çdo lloji kriteri, etj, etj., sepse ligji nr. 8766, dt 05.4.2001 nuk ja jep këtë të drejtë, në një kohë që ka një Drejtori të PMNZSH e cila ngarkohet dhe janë detyrat e saj, sipas ligjit.

Megjithatë, ta lemë Drejtorinë e Emergjencave në hallet e saj, deri sa të gjejë veten, deri sa Qeveria ti gjejë vendin e duhur, ku ka më shumë efektivitet, në atë ministri ku e kanë shumë vende evropiane, por të paktën deri atëherë të mos lejohet të prishë punët e shërbimit zjarrfikës me ndërhyrjet e paligjshme të saj.

Zjarrfikësit, një shembull krahasimi mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Haberi i dytë mjaft pozitiv, për shërbimin zjarrfikës vjen çuditërisht ditën e fundit të vitit në 31 dhjetor 2011, ku z. Nishani, Ministër i Brendshëm, viziton shërbimin zjarrfikës të Tiranës, duke vlerësuar punën e tyre dhe duke i cilësuar edhe heronj ashtu siç ju takon vërtet të jenë dhe duke i siguruar mbështetjen e plotë të tij.

Dëshiroj të marr shkas nga vizita e kryeministrit z. Berisha në Malin e zi, në kuadrin e integrimit rajonal, ku ndër të tjera u nënvizuan nga kjo vizite investime të përbashkëta, siç ishte thellimi i lumit Buna, për një rrugë ujore të përbashkët, investimi në infrastrukturë, për Bjeshkët e Nemuna etj, etj., të cilat do ti afronin këto dy vende fqinj natyral më afër me njeri-tjetrin, kështu;

Pse mos ti përafrohemi këtij vendi të vogël edhe në shërbimin zjarrfikës? Një shembull të vogël krahasimi:

  • Podgorica, ka 250.000 banorë dhe ka 250 zjarrfikës me kohë të plotë, me 4 stacione dhe 30 automjete zjarrfikëse, kemi zbatimin e standardit evropian, 1 zjarrfikës në

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›