E Shtunë, 31 Tetor 2026

AP dhe rivlerësimi i kapitalit njerëzor

Nga  Dr. Kesiana Lekbello

Një detyrë titanike, e zjarrtë dhe e vështirë, është e tillë sepse lind jo si provokim, por si nevojë rigjenerimi, formë katarsi, e qartë, e prerë dhe e domosdoshme. Ne shqiptarët së pari, kemi nevojë të vlerësojmë dhe të çmojmë Kapitalin Njerëzor si kusht human dhe, së dyti, si një detyrë përgjegjësie ndaj kujt është në vështirësi, dhe jo vetëm.

Besoj se u fol pa retorikë për ndërhyrjen e drejtë dhe konkrete të z. Igli Totozani, i cili jo thjesht për detyrën që mbulon, por dhe mbi të gjitha për ndjenjën e humanitetit që tregoi duke strehuar në zyrat e tij nevojtarët që kishin mbetur pa strehë – të cilët para se të jenë romë, janë njerëz.

Iniciativa e Avokatit të Popullit është rasti tipik kur përgjegjësia personale tejkalon kuadrin e rolit përkatës. Kam vlerësime maksimale për gjestin e tij. Kjo ngjarje është jo normale, jo e zakontë për ne sot, sepse politika ka harruar rolin e saj për sa i përket amortizatorëve dhe shërbimit social. Por kjo ngjarje ringjalli tek unë një mbresë kulturore tipike shqiptare, të cilën duke u nisur nga politika do ta gërshetojë edhe me procesin kulturor.

I referohem konkretisht asaj që unë mund ta quaj brenda aspektit antropologjik karakteri i shqiptarëve. Nënvizoj menjëherë që tema e gjerë e kulturës si proces zhvillimi politikor më intereson pa masë, por duhet të përmbahem brenda një shkrimi të caktuar, ndaj do të mundohem të trajtoj për të theksuar disa aspekte antropologjike që i përkasin traditës sonë edhe atëherë kur politika nuk i përkiste popullit tonë.

Fillojmë me Shtetin. Të gjithë e dimë që politika dhe Shteti gjithmonë tek ne kanë çaluar në ecurinë e tyre drejtuese. Nga ky këndvështrim mendohet menjëherë që si rrjedhojë edhe popullsia çalon në vëmendjen e saj ndaj Shtetit. Duket shumë i thjeshtë ky konkluzion, ndërkohë më pëlqen ta komplikoj arsyetimin dhe ta analizoj si një proces studimi, i cili mbështetet dhe dëshiron ti referohet të kaluarës sonë si popull kur e veçanta na karakterizonte edhe atëherë kur ishim pa Shtet.

Ndër shekuj, si popull jemi mbështetur gjithmonë mbi traditat tona, gjuhën tonë dhe sidomos mbi parimet e trashëguara të karakterit shqiptar. Ndër shekuj, Shteti na mungonte dhe kultura jonë në vend që të humbiste forcohej më tepër. Si popull i sunduar dhe jo i lirë lidhjet brenda kolektivitetit ishin të domosdoshme, sepse forconin lidhjet e gjakut, të fisit, të faktit të Qenit Shqiptar.

Këto lidhje nga ana tjetër qartësonin hierarkitë, thellonin respektin, kujdesin për pleqtë dhe fëmijtë, për familjen në përgjithësi, për fqinjët, por dhe për kalimtarët që konsideronim miq në veçanti. Pa u zgjatur ndalem konkretisht tek aspekti kulturor i Bujarisë shqiptare, simboli i vërtetë i karakterit shqiptar.

Kështu specifika e bujarisë lidhet ngushtë me respektin, me ndjeshmërinë dhe me ndërgjegjësimin e të Qenit Njerëzor, i cili, nga ana tjetër, përbën edhe gjerësinë e jetës kolektive, që mishërohet dhe përmbushet nga veprimet e secilit prej nesh. Shembulli i Avokatit të Popullit, i fortë, kuptimplotë, pse jo dhe tregues i një politike që nuk shëron, tregoi mbi të gjitha një rrugë kulturore, një bujari cilësore, të cilën rrallë e më rrallë e ndeshim në jetën tonë të përditshme.

Proceset kulturore janë gjithmonë fenomene dinamike dhe si të tilla kanë evolucionin e tyre, megjithatë rëndësia mbetet tek riorganizimi social dhe politik i procesit në fjalë. A punohet sot tek ne me procesin kulturë? Shpjegoj menjëherë që nuk i referohem edukatës si nënprodhim kulturor. Trajtoj me pyetjen një formë tipike të procesit kulturë që duhet të zhvillohet edhe nga Shteti.

Pra, për të qenë Bujar nevojitet një zemër e madhe, e cila trashëgohet dhe bëhet kulturë. Jeta jonë kaotike ka zbehur ndjeshmërisht traditat tona, të cilat një herë e një kohë u kuvendonin gjerë dhe gjatë, mbetet shumë i rëndësishëm dhe interesant fenomeni Kohë në aspektin kulturor.

Gjatë kësaj kohe të gjatë ndër shekuj, fjalët dhe shembujt personal brenda kolektivit ishin Shkolla e vërtetë e jetës; ajo që kishte rëndësi përsëritej gojë më gojë për gjithë jetën, shkruhej shumë pak për të mos të thënë hiç, por nuk ishte thelbësore, sepse rezultatet të mbështetura mbi jetën ishin të qarta dhe konkrete.

Mendoni gjithashtu rëndësinë e Fjalës së Dhënë dhe të Thënë (Besa), është faktor antropologjik dhe me keqardhje nuk po dua të zgjatem, por gjithë këto forma kulturore të lashta të popullit tonë sot i kujtojmë sipas rasteve dhe ndoshta brezi i ri nuk i njeh.

Për të realizuar format e kulturës, para së gjithash duhet ti ndjemë këto forma si trashëgim kulturor i përditshëm. Nëse kështu nuk ndodh kultura humbet ose recitohet për nostalgji, pra nuk zbatohet konkretisht brenda ligjeve dinamike të saj, që unë e quaj esenca e vërtetë e traditës që edhe pse ndryshon trashëgohet brez pas brezi.

Pra, kemi humbur ndjeshmërinë kulturore. Analizojmë: duket sikur, Ne, shqiptarët e sotëm nuk rrjedhim më nga e kaluara, nuk jemi më pasardhësit e të lashtëve tanë; duket sikur ndjehemi diçka tjetër, shqiptarë sigurisht, por dramatikisht më modernë.

Sot karakteri i shqiptarëve është kthyer në karakter biznesi dhe interesi, ndoshta edhe brenda familjes, duke transformuar idenë e një kulture që na karakterizonte dhe na diferenconte në idenë e një modernizimi kulturor tashmë të globalizuar. Dikur dje ishim pa Shtet, por të forcuar nga një unitet tradite si popull; sot prej kohësh Shteti na bashkon, por uniteti i popullit duket i përgjysmuar.

Rishfaqet siç e shikojmë akoma Shteti, sepse gjithkush me problemet personale gishtin e drejton kundër Shtetit, i cili bëhet epiteti i gjysmimit tonë , sidomos karakterial. Nga ana tjetër duke mos njohur vetveten tek Shteti, sidomos këto 20 vitet e fundit, shoqëria jonë ka krijuar traditën e re të karakterit shqiptar , që shkon nga indiferentizmi, nga neglizhimi, nga mos korrektësia, nga korrupsioni total, nga trajtimi jo njerëzor i drejtësisë, i varfërisë, i punës pa sigurime shoqërore etj., etj., etj.

Brenda etikës studimore që adhuroj, prek dhe pyes: nga tia fillojmë për të ndërruar sistemin? Sigurisht, rruga e parë që konstatoj është individi, i cili duhet të vetëndërgjegjësohet: pra, duhet të fillojmë nga vetvetja. Ju siguroj duhet patjetër! Provoni edhe Ju të nderuar lexues të realizoni diçka të vogël që shkon kundër sistemit: dy herë korrektësi më tepër, dy herë korrupsion më pak; dy herë dinjitet më tepër, dy herë mashtrim më pak, kundër çdo zhgënjimi që politikat e gabuara ndër vite na kanë dhënë.

Nëse problemi historik kulturor i karakterit shqiptar nuk konsiderohet vërtetë si një argument për tu studiuar dhe punuar (ju lutem jo për propagandë) gjatë viteve ky proces i karakterit të shoqërisë shqiptare do të transformohet në një formë depresive kolektive me pasoja preokupuese. Për këtë ndërhyrja e Shtetit, sot dhe në të ardhmen, mbetet vendimtare edhe pse ne nuk e shtrojmë për zgjidhje.

Sot ne kemi një Shtet, nuk më intereson kë Shtet majtas apo djathtas, kemi një Shtet dhe pikë, ndaj Shteti mbetet i vetmi instrument që duhet të punojë për të sensibilizuar popullin ndjeshmërisht nëpërmjet fushatave kulturore. Vetëm kultura në të gjithë aspektet e saj, popullore, artistike, filologjike dhe antropologjike, trashëguar dhe jo vetëm, do të na shpëtojë nga cinizmi dhe mazokizmi që kultivon modernizmi, i cili pa dashje të gllabëron.

Mendoj që krizat kulturore, pa përmendur ato ekonomike, janë një fenomen fiziologjik, që shërben për rimëkëmbje, jo vetëm të ekonomisë, por mbi të gjitha të vlerave të shoqërisë njerëzore. Kur i referohem sërish vlerësimit të Kapitalit Njerëzor, dua të përcaktoj pikërisht këtë shkëputje ndjeshm

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›