E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë po ndodh në Iran ?

Autoritetet iraniane kanë arrestuar një numër figurash të shquara të opozitës pas demostratave të së djelës ku humbën jetën tetë vetë.

Ndër të arrestuarit është edhe një ish ministër i jashtëm, Ibrahim Jazdi, dhe disa këshilltarë të udhëheqësit kryesor të opozitës z. Hosein Musavi.

Të afërm të liderit te opozites z.Musavi thonë se ata nuk mund të bëjnë funeralin e nipit të tij, i cili ishte një ndër të vrarët e së djelës, sepse trupi i tij ishte vjedhur nga spitali ku ishte dërguar.

Dr Massoumeh Torfeh është specialiste mbi Iranin në Shkollën për studime afrikane dhe orientale në Londër. Çfarë mendon ajo për këto arrestime dhe reagimet ndaj arrestimeve?

Dr.Torfeh: Mendoj se kemi arritur në një pikë pa kthim përsa i përket situatës politike në Iran. Opozita në javët e fundit ka bërë thirrje për rrëzimin e udhëheqësit suprem dhe rrëzimin e Republikës Islamiste. Ata nuk mund të shkojnë më tej se kaq. Nga ana tjetër kemi përkrahësit e Ajatollah Khameneit dhe të tërë regjimit që bëjnë thirrje për dënimet më të ashpra të mundshme. Pra, siç e shihni shpatat tani janë zhveshur hapur dhe konfrontimi edhe siç shohim nga pamjet është shumë brutal. Dhe ai do të bëhet më brutal në javët e ardhshme pasi tani njerëzit po mbajnë zi për të vdekurit.

Ka edhe disa data fetare specifike që po afrohen?

Dr.Torfeh: Po natyrisht. Javën e kaluar njerëzit nuk u lejuan të vajtonin dhe mbanin zi për vdekjen e Ajatollah Muntezerit. Në ditët e fundit ka patur vrasje- disa thonë dhjetë- ndoshta ka edhe më shumë në pjesë të tjera të vendit dhe ata do të bëhen të ditura në të shtatat apo dyzetat dhe kjo është ndoshta arsyeja se pse ata kanë vjedhur trupin e nipit të Musavit pasi nuk duan që të ketë ceremoni të tjera.

Kjo situatë që po shohim ne tani, a është ndryshe nga ajo që ne pamë menjëherë pas zgjedhjeve?

Dr.Torfeh:Opozita duket se po bëhet pak më shumë e organizuar. Duket se ata e kanë kuptuar që në muajt e fundit kanë dalë nëpër rrugë dhe nuk kanë arritur shumë në terma politike. Ata po shohin se udhëheqësit e tyre potencialiaht janë në rrezik. Shumë dënime janë bërë të ditura për ata që janë arrestuar dhe ato janë dënime afatgjata. Ajo çka opozita po mendon tani, duke gjykuar nga faqet e internetit dhe blogjet është se ata do të kenë më shumë greva, më shumë veprime dhe këto grumbullime do të çojnë në më shumë veprime brutale nga qeveria.

Ju po flisni për rrezik për udhëheqjen e opozitës. Po përsa i përket vetë regjiimit - sa në rrezik është ai?

Dr.Torfeh: Mendoj se është në rrezik të madh. Gjashtë muaj më parë para zgjedhjeve askush nuk mund të imagjinonte askënd të thonte vdekje Ajatollah Khameneit. Ata po e thonë këtë dhe më shumë biles - po kërkojnë gjakun e tij. Por çështja është se ata nuk janë të organizuar sa duhet, ata nuk kanë një udhëheqës të vetëm, dhe ata nuk kanë kërkesa të veçanta. Strategjia e tyre deri më tani ka qenë të mos kenë strategji dhe të mos kenë një udhëheqës pasi ata thonë se po të jetë një udhëheqës i vetëm, ai do të vritet. Nëse do të kemi strategji, ata do ta kuptojnë këtë dhe do të ngrihen kundër nesh. Pra, në një farë mënyre, ata argumentojnë se fuqia e tyre është në atë se nuk kanë strategji dhe nuk kanë ndonjë plan të veçantë.

Po përsa i përket reagimit nga jashtë? Çfarë roli luan ai në atë që po ndodh për momentin?

Dr.Torfeh: Po të kesh parasysh procesin dhe historinë e demokratizimit në Iran, është më mirë kur bota jashtë nuk ndërhyn direkt. Por mendoj se bota jashtë është përfshirë në shumë mënyra nëpërmjet forcimit të informacionit të internetit apo teknikave që i ofrohen iranianëve jashtë. Gjithashtu po ka shumë komunikim midis iranianëve brenda vendit dhe jashtë. Ne kemi parë shumë fotografi dhe video që na dhanë ne shumë ide mbi atë që po ndodh.

GALERI FOTO:

1 - Lideri i opozites Hosein Musavi dhe keshilltare te tij
2 - Pamje nga protestat
3 - Tension ne nje nga rruget periferike te Teheranit
4 - Turmat ne rruge
5 - Protestuesit (shume jane arrestuar dhe rrezikojne denimin me vdekje per "fyerje te Republikes Islamike") i kundervihen policise

*******

Mousavi: Jam i gatshem te vdes per kauzen e opozites

Udhëheqësi i opozitës në Iran, Mir Hossein Mousavi, ka lëshuar një deklaratë në të cilën thotë se Irani po përjeton një krizë të rëndë.

Refuzimi i autoriteteve për ta pranuar këtë fakt, tha ai, nuk do të thotë se ajo do të largohet.

Në deklaratën e parë që nga vdekja e nipit dhe të protestuesve të tjerë anti-qeveritarë të dieIën, z. Mousavi i bëri thirrje qeverisë që ta pranojë të drejtën e popullit për të protetuar në mënyrë paqësore.

Ai fajësoi autoritetet për provokimin e dhunës gjatë protestave dhe tha se arrestimi apo vdekja e udhëheqësve të opozitës, duke përfshirë dhe atë vetë, nuk do ta qetësonin situatën.

Ai po ashtu bëri thirrje për lirinë e shtypit, lirimin e të burgosurve politikë dhe për reformim të ligjit elektoral.

Korrespondentja e BBC-së për çështje diplomatike, Bridget Kendall thotë se kjo është njëra prej deklaratave më të fuqishme të muajve të fundit të Mir Hossein Mousavi.

Ajo është sfiduese dhe një reagim shumë publik ndaj kërcënimeve të fundit të udhëheqësve klerikë iranianë.

Disa prej tyre këtë javë kërkuan ekzekutimin e tij dhe të figurave të tjera të opozitës për nxitje të pakënaqësisë ndaj autoriteteve.

Z. Mousavi tha se nuk kishte frikë që të vdiste dhe të binte hero për kauzën e opozitës.

Por ai shton në deklaratë se ekzekutimet dhe dënimet me burg nuk do ta zgjidhnin problemin.

Qeveria sipas tij, duhet ta pranojë se Irani ndodhet në një krizë të rëndë.

Ajo duhet të heqë kufizimet për mbajtjen e protestave paqësore dhe mbi median, duhet të lirojë të burgosurit politikë dhe të miratojë një ligj të ri elektoral.

Antimiting qeveritar dhe terror verbal ndaj opozitës

Regjimi i Teheranit i eshte pergjigjur mitingjeve te opozites qe kerkon rinumerim votash me antimiting qeveritar, ne perpjekje per ti treguar Perendimit se qeveria mbeshtetet fuqimisht nga populli, - njoftoi rrjeti i lajmeve Euronews.

Antimitingu i thirrur nga presidenti Ahmadinejad u shoqerua me ashpersimin ekstrem te gjuhes politike ndaj opozites nderkohe qe lideri i saj, eshte larguar per arsye sigurie nga kryeqyteti, Teheran.

"Demonstrata kryesore në vend, duhet të kryhet" - Kështu e përcaktoi televizioni shtetëror iranian pasdite, në qendrën e kryeqytetit Teheran: "Për të protestuar kundër çnderimit të festës së shenjtë të Hashures, nesër, në orën 15 do të mbahet në sheshin e Revolucionit në Iran një manifestim i madh. Këshilli ka përcaktuar për demonstruesit këtë rrugë: nga Sheshi Imam Husein, në sheshin Ferdosi deri në Sheshin e Revolucionit."

BBC njoftoi se "paraprakisht, shumë shoqatave studentore, shoqatave të punëtorëve dhe të nëpunësve civilë u duhej të konfirmonin me detyrim pjesëmarrjen në manifestimet qeveritare të së mërkurës"

Z.Ahmadinejad i quajti protestuesit e opozites 'varg të neveritshëm mumjesh' dhe protestat qe vijojne pa nderprerje i etiketoi si 'shfaqje që të përzienin zorrët'.
Ai e quajti pjesemarrjen e iranianeve ne antimitingun qeveritar si "prova qe ia bën të qartë të gjithë botës se Irani ka stabilitet të brendshëm politik".

Veç kësaj, protestat drejtohen kundër, siç thuhet "çnderimit të festës së lartë të Ashures" nga përleshjet e së dielës - shkruante radio gjermane Deutche Welle ne sajtin e saj online.

Sipas z.Ahmadinejad pjesemarrja ne mitingun proqeveritar i ngjante nje "oqeani njerezish". "As pendimi nuk do mjaftoje kur ky oqean t'ju marre perpara, - tha ai per organizatoret e protestave te votes, duke iu drejtuar rivalit te tij politik, kandidatit presidencial qe konteston rezultatet e votimeve.

Nderkohe, Autoritetet iraniane kanë thirrur ambasadorin britanik në Iran per note proteste pas disa komenteve të ministit të jashtëm britanik David Miliband që tha se "protestuesit kishin kurajo dhe i bëri thirrje Teheranit të respektonte të drejtat e tyre".
Mesazhi nga ministri i jashtëm, Manuchehr Mottaki ishte dhe më i guximshëm. "Britania, tha ai, do të marrë një shuplakë në fytyrë nëse nuk i jep fund lojrave".

Mahmud Ahmadinexhad i karakterizon gjithashtu protestat kritike të fundjavës kundër regjimit të inskenuara nga SHBA dhe Izraeli. Zeri i Amerikes njoftoi nderkohe qe Teherani i ka nderprere transmetimet satelitore nga SHBA-ja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›