E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, tritol dy shtyllave të tensionit të lartë, riparohet dëmi

Persona të paidentifikuar u kanë vënë një sasi tritoli dy shtyllave të tensionit të lartë në fshatin Kallmet të Lezhës, pasditen e datës 1 janar.

Për shkak të shpërthimit vetëm të një pjese të eksplozivit, shtyllat u dëmtuan në bazamentin e tyre, por pa dalë tërësisht jashtë funksionit.

Shtyllat e dëmtuara në bazamentin e tyre janë pjesë e linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt, e cila përcjell energjinë nga Mali i Zi në vendin tonë.

Një nga linjat që u dëmtua është Koman-Elbasan.

Forca të policisë dhe ekspertë të OST-së punuan gjatë ditës së djeshme dhe paraditen e sotme, deri në riparimin e plotë të dëmit. Ndërkohë, policia po heton për ngjarjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›