E Shtunë, 31 Tetor 2026

fare te zgjedhim

Sa here qe afrohen zgjedhjet ne Shqiperi askush nuk mendon se cili do te fitoje por te gjithe rrine me zemer te ngrire se cfare do te ndodhe pas zgjedhjeve se sa do te jete e madhe dora e hajdutit te radhes ne kutite e votimit. Debati qe ka perfshire keto dite aktoret e politikes shqiptare dhe ecejaket e figurave te rendesishme te drejtuesve te politikes euroatlantike si Fyle e Kantrimen te shtyjne te mendosh se qederi qe na ka zene eshte i madh se zgjedhjet ne Shqiperi jane ende ne rrezik se qeveria nuk ka ndermend te leshoje pe dhe keshtu se-te jane pafund. Veshtruar nga kjo pike teatri i politikes shqiptare ngjan me nje skene te madhe fshati ne te cilen skene vatra e kultures se katundit zien nga rremujaxhinjte nga thashethemet dhe bastet nga zenkat dhe pajtimet nga ndarjet dhe ribashkimet nga idili aq i dashur per shqiptaret qe cfare thua ne shtepi nuk e ben kurre ne pazar ose ate qe thua naten e mohon diten e keshtu me radhe.

Ne nje vend normal demokratik nese do te mbanim ne veshtrim komunikimin politik te konceptuar tash ne fund nga Wolton fjala vjen do te na duhej te merreshim me debatet mes aktoreve politike me median dhe me sondazhet. Dominik Wolton thote se komunikimi politik perfshin diskutimin mes aktoreve politike- debatin pastaj median sepse permes saj aktoret politike shpalosin platformat e tyre dhe sondazhet sepse publiku deri ne diten e votimit e shpreh vullnetin e tij permes sondazhit. Nje hapesire tjeter eshte edhe mendimi i intelektualeve qe luan nje rol ne formimin e opinionit publik. Mirepo ne Shqiperi ne vijojme te shohim karikaturen e ketij percaktimi. Skena politike shqiptare karakterizohet nga morali i dyfishte. Morali i dyfishte eshte sjellja tipike e politikes shqiptare. Kjo menyre sjelljeje ka ardhur te ne nga koha e komunizmit vecanerisht. Te kesh nje moral te dyfishte te besh nje jete te dyfishte do te thote qe ne publik te thuash gjithmone te kunderten e asaj qe ben.

Sali Berisha eshte shembulli me elokuent i kesaj sjelljeje. I brumosur qe ne vogeli me edukimin propagandistik i edukuar me konspiracion ai ashtu sic thoshte edhe Bernd Fisher ne analizen e tij te disa diteve me pare eshte vazhdim me elokuent i te menduarit komunist me dy standarde. Sa here qe ai flet ne publik nuk thote kurre ate qe do te beje ne realitet. Dhe kur vijne zgjedhjet ky moral i tij i dyfishte arrin persosmerine. Bashkebiseduesit e tij perendimore ne fillim e kane pasur te veshtire te kuptojne se si nje kryeminister i nje vendi genjen pra te tjera ben e te tjera thote. Nga pikepamja e psikanalizes kjo sjellje eshte nje patologji e vecante e politikaneve te nenshtruar nga pasioni e pushtetit. Ndersa nga pikepamja praktike kjo mendesi lindi atehere kur ne ligjerimin politik lindi edhe propaganda. Sic dihet propaganda lindi me nazizmin dhe fashizmin dhe u persos me komunizmin.

Ndryshimi i propagandes nga informacioni eshte i thelle dhe i thjeshte njekohesisht. Informacioni eshte transmetimi i nje te dhene nga nje bartes te nje tjeter ndersa propaganda eshte transmetimi i nje emocioni dhe i nje deshire nga nje bartes te nje tjeter. Propaganda eshte zmadhimi dhe fshehja e se dhenes ndersa informacioni eshte shfaqja e nje te dhene te caktuar. Nese e kini vene re kur bashkebisedoni me nje te huaj ata perendimoret e kane shume te veshtire ta kuptojne ligjerimin tone sepse ne kur flasim nuk themi ate qe duhet por ate qe mendojme ne per ate qe na kerkohet. Po-ja dhe jo-jo jone nuk jane te njejta me po-ne dhe jo-ne e nje perendimori sepse ne nuk jemi mesuar dhe nuk jemi edukuar me informacion ne jemi rritur dhe vijojme te rritemi me propagande pra te ne fjala nuk eshte bartese e nje kuptimi te caktuar ajo eshte mjeti qe na mundeson te fshehim qellimet dhe te themi gjithe diten jo ate qe eshte e vertete por ate qe kenaq pasionin tone.

Nga kjo pikepamje genjeshtra dhe shpifja jane dy modelet me te pelqyera te propagandes. Cili eshte laboratori i shpifjes dhe genjeshtres ne komunikimin politik shqiptar Kete e di madje edhe ...Sali Berisha edhe ai vete e di qe eshte kampion i padiskutueshem ne kete leme. Ne jemi mesuar dhe jemi rritur me kulturen e tia hedhurit. Ne jemi mesuar qe te tjera te themi dhe te tjera te bejme. Te ardhur nga diktatura nga nje regjim represiv e shtypes per te mbijetuar dhe per te kenaqur pasionet tona ne kemi zgjedhur te bejme nje jete te dyfishte te shfaqemi ndryshe ne publik dhe te bejme krejtesisht te kunderten ne jeten e perditshme. Ky moral i dyfishte mund te ilustrohet me nje shembull te thjeshte.

Nje nga pikat e forta qe kishte propaganda komuniste ishte slogani jeto thjesht dhe me nder ose slogani tjeter qe komunisti nuk gezon privilegje. Ne fakt sistemi komunist ishte sistemi qe ndertoi pabarazi. Femijet e aparatcikeve komuniste ishin ata qe kishin te drejte te zgjidhnin shkollat me te mira dhe vendet e me te mira te punes. Natyrisht kjo sjellje arriti e u be norme dalengadale. Sot demokracia shqiptare ka nje kampion te ketij mentaliteti komunist dhe ky eshte kryeministri Sali Berisha qe kete moral te dyfishte e ka shpallur si motiv te jetes se tij tani ne pleqeri. Komunisti i kthyer ne demokrat e sheh politiken si nje menyre per te fshehur qellimet dhe veprimet si nje konspiracion dhe komunisti i kthyer ne demokrat meqenese eshte frikacak nuk i pranon zgjedhjet dhe nuk e do driten.

Ndersa komunisti shqiptar i ardhur nga fshati pra i konvertuar eshte nje kriptodemokrat dhe misheron tiparet me te mbrapshta qe mund te shfaqe nje shqiptar. Fshatari i konvertuar ne komunist dhe i kthyer ne demokrat mbart me vete gjithe paranojen e frikes e te mashtrimit te peruljes dhe te pabesise. Natyrisht nuk e kam fjalen per fshatarin si kategori e popullsise shqiptare qe con jeten ne token e vet dhe ne vendin e vet. E kam fjalen per psikologjine provinciale qe kultivohet ne province ne humbetire qe mbeshtetet te parimi i prites dhe i pabesise te frika dhe te genjeshtra. Ndaj edhe keto zgjedhje do te jene nje mashtrim tjeter. Kush mund te me thote se perse nuk pranon Sali Berisha qe pas zgjedhjeve te sanksionohet e drejta per transparence pra qe cilido i majte apo i djathte te kete te drejten te hape kutine e votimit dhe te shohe se cfare ka brenda.

Kjo paranoje e tij per driten me kujton zgjedhjet e para qe bene komunistet shqiptare pas lirimit zgjedhjet me gogla. Nderkaq enet ku hidheshin goglat nuk ishin te njejta. Ena ishte kutia e votimit. Ajo e frontit ishte nga nje material qe kur e hidhje goglen brenda nuk degjohej asnje zhurme. Ajo e opozites ishte ndryshe. Po ta hidhje goglen aty ajo tingellonte dhe komisioni i partizaneve me dyfek e kuptonte se cili ishte ai edepsez qe votonte per opoziten.

Kjo metafore mund te lexohet ndryshe sot. Ne nuk kemi mundesi qe ti numerojme fletet e votimit dhe ti kthejme ato ne gogla ne menyre qe ta dime qysh ne fillim rezultatin. Fletet e votimit jane misterioze procesi gjithashtu. Ai quhet i fshehte. Fshehtesia per komunistin eshte arma dhe mjeti qe te mundeson gjithcka. Per komunistin e konvertuar nuk ka mjet me te mire per te ruajtur pushtetin sesa vota pa zhurme sesa fleta qe rreshqet sesa copa e letres qe ti hedh ne nje kuti. Ndaj edhe kete radhe dhe gjithmone e gjithmone pra derisa ne krye te kesaj qeverie te jete komunisti i konvertuar ne demokrat dhe i ngjizur me vetedije provinciale te konspiracionit pra sa kohe qe Sali Berisha do te na zere syte ne Shqiperi nuk do te kete zgjedhje dhe pushteti nuk do te nderrohet me vote.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›