E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet hajduti i kishave

Perfundon ne pranga nje shtetas i akzuuar per vjedhjen e disa kishave ne rrethin e Gjirokastres. Bujar Kalemi 36 vjec nga Zhapokika e Tepelenes i denaur edhe me pare per vjedhje u prangos rreth ores 1930 te se premtes pasi dyshohet se rreth ores 0500 te mengjesit te kesaj dite ka tentuar te vjedhe me thyerje Kishen e fshatit Labove e Kryqit komuna Qender Libohove.

Ky shtetas pasi ka thyer deren e jashtme te kishes ka hyre ne ambjentet e kishes ku ka tentuar te shpertheje me nje leve hekuri kasaforten ku hidhen leket nga besimtaret.
Ne kete moment eshte diktuar nga kujdestrai i kishes i cili ka lajmeruar Sallen Operative te Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster.
Menjehere forca te shumta te Komisariatit te Policise Gjirokaster dhe te Drejtorise se Policise se Qarkut kane shkuar ne drejtim te fshatit Labove .

Pasi eshte bere rrethimi i zones rreth ores 0800 ky shtetas eshte kapur nga ana e Policise ne nje koder mbi fshat dhe eshte shoqeruar ne ambjentet e Policise per veprime te metejshme njoftoi zedhenesi per shtyp i policise Gentian Mullai.
Kalemi rezulton te jete edhe autor i nje sere vjedhjesh te kishave te ndodhura gjate vitti 2009 ne rrethin e Gjirokastres dhe konkretisht

Me daten 01.10.2009 ky shtetas ka vjedhur me thyerje kishen e fshatit Goranxi te Komunes Dropulli i Poshtem Gjirokaster ku ka marre nje shume te konsiderueshme leke dhe euro .
Me daten 03.10.2009 ky shtetas ka vjedhur me thyerje kishen Shen Parashqevi te fshatit Terihat te Komunes Dropulli i Poshtem Gjirokaster ku ka marre leket dhe eurot qe ishin ne kasaforte si dhe dy ikona te vogla.
Me daten 14.10.2009 ky shtetas ka vjedhur me thyerje kishen e fshatit Polican te Komunes Pogon Gjirokaster ku ka marre ne kasaforte leket dhe eurot.

Redaksia Online



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›