E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per te mos i thene derrit daje

Pese jave para mbajtjes se zgjedhjeve vendore te 8 majit procesi eshte serish i komprometuar dhe ne hijen e perhershme te manipulimeve dhe te paligjshmerise. Nga njera ane eshte opozita shqiptare qe ka friken e qenesishme se gjithcka do te jete nje farse nga ana e pushtetit te fokusuar ne marrjen e nje fitoreje si gurin e fundit per te rrezuar betejen gati dyvjecare te opozites per transparencen e munguar te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009.

Nga ana tjeter eshte qeveria dhe agjencite e saj te zhytura para kohe ne fushate njelloj si dy vite me pare duke vene gjithcka ne funksion te saj per te marre jo thjesht mandatet e pushtetit vendor per qytetarin sic ka edhe sloganin elektoral por per te qeverisur e qete dhe me pushtet edhe me te madh pas 8 majit 2011. Mes tyre por duke anuar haptazi nga pushteti qendror fatkeqesisht ne nje pozicion aspak per tu pershendetur nga votuesit shqiptare gjithnje te zhgenjyer nga deformimet zgjedhore jane perfaqesuesit e komunitetit nderkombetar qe jane konsideruar si garantet e votimeve te ndershme ne Shqiperi perballe makuterise se pushtetmbajtesit per te marre gjithcka me cfaredolloj cmimi dhe pa pyetur per kostot qe ka vendi.


Negociatoret e deshtuar te krizes dyvjecare ne Shqiperi OSBE dhe ambasadoret e fuqive perendimore prej kohesh jane ne kete pozicion delikat dhe aspak premtues per nje proces te drejte dhe transparent. Perballe nje qeverie qe nuk ka bere asnje koncesion per opoziten dhe kete te fundit qe me gjithe kercenimet vetem sa ka ripertypur deshtimet per transparencen e munguar faktori nderkombetar eshte rrudhur vetem te keshillat demokratike ndaj qeverise leksioneve anti-bojkot ndaj opozites por duke mos munguar te shprehe mbeshtetjen totale ndaj Shqiperise qe rendom nga pushteti eshte perkthyer si mbeshtetje politike dhe morale per te.
Sot me shume se kurre faktori nderkombetar duhet te jete i ndergjegjshem se cfare pasojash do te kete per vendin pas 8 majit 2011 nese vijohet me trimerimin e pushtetit qendror dhe intidimin e opozites per te cuar vendin drejt nje fushate ne dukje demokratike ndersa nentoke do te ishin po ato gjirize kuterbuese si te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009.

Mendimi i perfaqesuesve te krahut radikal te majtes shqiptare se agjenci si OSBE-ja jane bere pale me pushtetin mund te mos i bejne pershtypje zyres se saj ne Tirane sepse shume vende kane konsiderata edhe me te uleta per te por ne Shqiperi ajo ende mbetet nje pushtet me influence ne sfidat zgjedhore dhe roli i saj eshte vendoses sidomos me raportet paraprake dhe perfundimtare mbi zgjedhjet. Ndaj do te ishte normale qe OSBE-ja dje p.sh. te kishte nje reagim pas deshtimit te marreveshjes mes PD-PS per zgjedhjet vendore te 8 majit kur kushti i vetem i opozites ishte transparenca paszgjedhore. Kerkesa e opozites shqiptare nuk duhet pare si nje kryenecesi e radhes e socialisteve por si nje shans i perbashket e partive politike ne Shqiperi dhe i faktorit nderkombetar qe 8 maji te mos ishte 28 qershori qe pushtetmbajtesi te kete frike te ndyje duart me votat e elektoratit dhe opozita te shkoje e qete dhe e garantuar ne votime pa pasur si opsion rezerve bojkotin dhe kundershtimin e rezultatit te zgjedhjeve.

Kerkesa e opozites do ti vlente pikesepari qeverise qe te mos perseriste skandalet me listat zgjedhore dhe deformimin e vullnetit te zgjedhesve sic edhe po ndodh nga Tirana deri ne fshatrat me te humbur sepse kjo do ta conte perfundimisht drejt rruges pa kthim inkriminimin e procesit elektoral te radhes i cili do te kishte pasoja fatale per integrimin e vendit ne strukturat europiane sic paralajmeroi dje baronesha Ashton.
Axhenda politike si ajo e zevendesndihmes Sekretarit amerikan te Shtetit per Europen dhe per Azine Tomas Kantrimen dje ne Tirane nuk duhet te mjaftohen me sigurine e Berishes se procesi zgjedhor i 8 majit do te njohe standardet me te larta te transparences por ato duhen konkretizuar ne marreveshje politike mes paleve marreveshje e cila po dje u refuzua nga partia e Berishes.

Dy vite me pare pak dite para zgjedhjeve parlamentare ish-ambasadori i OSBE-se Robert Bosch dhe ish-ambasadori amerikan Xhon Uithers kishin apeluar Mos perserisni praktikat manipuluese te se shkuares.
Sot e dy vite mbi procesin e sapo nisur per zgjedhjet vendore sillet hija e zeze e 28 qershorit ndaj do te ishte shume vone neser qe garantet e huaj te zgjedhesve shqiptare te mos dilnin dhe te apelonin duke ndihmuar realisht ne marreveshjen paraelektorale se Pas 8 majit nuk do ti thuhet me derrit daje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›