E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesmeni sherr me kandidatin e PD-se

Kandidati i PD-se pretendoi ne polici se tentoi te vritej per politike nga pronari i nje linje autobusash
Policia shoqeron palet ne komisariat ndersa te afermit e biznesmenit pretendojne se ai u provokua

TIRAN - Perleshje mes kandidatit te PD-se per komunen e Dajtit Besim Kuka dhe biznesmenit Ylli Hidri pronari i linjes se autobuseve Dajt-Tirane. Pronari i linjes se autobuseve qellon me shotgan me leje ndersa kandidati i PD-se pretendon se biznesmeni tentoi ta vriste ate me armen e gjahut duke qelluar ne drejtim te tij. Palet shoqerohen ne polici ndersa hetuesit deri dje ne mbremje vone nuk kishin vendosur nese do te arrestonin apo jo biznesmenin te cilin Kuka e akuzon per tentative vrasjeje. Ngjarja ndodhi dje ne mbremje rreth ores 2000 ne rrugen e Dajtit prane stacionit te autobuseve te linjes Dajt-Tirane kur mes pronarit te linjes se autobuseve dhe kandidatit te PD-se per Komunen e Dajtit ndodhi nje konflikt dhe perplasje ndersa me Kuken ishin edhe dy persona te tjere.

Ne grindje e siper Ylli Hidri qelloi me arme gjahu shotgan ndersa me pas u largua nga vendi i ngjarjes per tu dorezuar me vone. Policia mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet per zbardhjen e ngjarjes. Nga hetimet e para dhe marrja e deshmive eshte mesuar se mes dy personave ka pasur nje konflikt qe ka nisur ne afersi te stacionit te autobusit te linjes Dajt- Tirane. Policia mori ne ambientet e saj kandidatin e PD-se per komunen e Dajtit per te dhene deklarimin e tij mbi ngjarjes. Nga hetimet e para mesohet se kandidati i PD-se ka pretenduar ne polici se ishte fyer dhe kercenuar politikisht nga Ylli Hidri ne stacionin e autobusit per motive politike. Sipas tij pas fyerjeve dhe sharjeve Hidri kishte tentuar ta vriste me arme. Policia ne vendin e ngjarjes sekuestroi nje gezhoje te armes se gjahut e bllokuar ne cilesine e proves materiale si dhe armen e gjahut.

Hetuesit dhe oficeret e policise vijuan deri dje ne mbremje vone pyetjen e protagonisteve te ngjarjes si dhe marrjen e deklarimeve te deshmitareve te ndryshem per te sqaruar ngjarjen. Gjithsesi deri ne mbremje vone policia nuk kishte vendosur nese do te arrestonte apo jo biznesmenin pasi pritej te sqarohej nese ai realisht kishte tentuar te vriste me arme kandidatin demokrat apo nese e kishte kercenuar apo kanosur ate. Ne zyren e tij te shtabit zgjedhor qe ndodhet pikerisht ne vendin e ngjarjes asnje prej personave qe ndodheshin ne te nuk pranoi te jepte ndonje informacion apo te dhena te mundshme mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Ne nuk kemi qene ne vendin e ngjarjes dhe nuk dime asgje se si mund te kete ndodhur - thane disa persona qe ndodheshin katin e dyte te nje lokali ku edhe ndodhet zyra zgjedhore e shtabit te kandidatit demokrat.

Miq dhe te aferm te biznesmenit
Ska tentative vrasjeje njerezit e Kukes provokuan Yllin
Per kunder pretendimeve te kandidatit te PD-se per kryetar komune ne Dajt Besim Kuka dhe informacioneve te dhena ne polici te aferm te njohur dhe miq te Ylli Hidrit thane dje ne mbremje per Shekulli-n se incidenti u provokua nga njerez te aferm te kandidatit te PD-se. Te aferm te biznesmenit qe ndodheshin perpara komisariatit thane dje ne mbremje per Shekulli-n se Ylli Hidri u provokua dhe u godit me sende te forta dhe grushte nga dy persona qe shoqeronin kandidatin demokrat per kryetar komune. Sipas tyre ata i jane afruar pronarit te linjes se autobuseve duke i thene Nuk do ta gezosh edhe shume dite kete linje. Sipas te afermeve te Hidrit biznesmeni kishte tentuar tiu shmangej provokimeve te te njerezve te Besim Kukes por ata serish e kishin provokuar ne pritje te reagimit te Hidrit. Kur ky i fundit reagoi duke iu pohuar te afermeve dy personave qe shoqeroheshin edhe nga kandidati ata nisen ta godisnin dhe ta qellonin Yllin me sende te forta grushte e gjithe cfare mundnin.

Sipas tyre ne kete kohe Ylli mori armen shotgan qe mbante ne autobus duke qelluar ne ajer. Ne asnje moment Ylli nuk qelloi kundrejt njerezve sepse nese do te kishte dashur ta bente kete veprim mund ta bente se do te qe shume e thjeshte - pohon nje burre 45-vjecar me floke te zinj ndersa ndodhet ne hyrje te rrugices prane komisariatit nr. 4. Ai tha se nuk ka pasur asnje tentative vrasjeje ndaj asnje personi e aq me pak ndaj kandidatit te PD-se per kryetar komune.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›