E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Emiliano Shullazin

Share

Emiliano Shullazi, një prej njerëzve më të përfolur për lidhje me botën e krimit, është shpallur i pafajshëm gjatë ditës së sotme nga ana e Gjykatës së Tiranës, për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Shullazi u arrestua në vitin 2011 dhe prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me katër vjet burg. Por, nuk mendon kështu gjykata, që ka vendosur ta lërë atë të lirë.

Lirimi i tij vjen edhe pas ndryshimit të dëshmisë së policiëve që e kishin arrestuar, pasi këta të fundit në raport kishin shkruar se kishte armë, ndërsa më pas thanë se nuk e kanë parë atë me pistoletë në duar. Policët thanë se kanë dëgjuar vetëm një zhurmë të armës së hedhur mbi kofano të makinës, por nuk mund ta dallonin nëse armën e hodhi Emiliano Shullazi apo Gilmando Dani. Ky i fundit ka pranuar se ka hedhur pistoletën, kurse Shullazi tha se nuk kishte armë me vete. Për këtë arsye, gjykata ka dënuar vetëm Danin me një vit burg.

Shullazi u bë personazh gjatë zgjedhjeve lokale në Tiranë, pasi kërcënoi një prej kandidatëve të minibashkive të opozitës. Ai është arrestuar disa herë dhe madje ka bërë burg, por pothuajse gjithmonë është lënë i lirë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›