E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiat investon 20 mldeuro për prodhimine makinave

ROMË- Kompania italiane e automobilit Fiat konfirmoi sot vullnetin për të investuar 20 miliardë euro në vend për të arritur në prodhimin e 1,4 milionë makinave në vit, njoftoi qeveria Berluskoni, e gatshme ta ndihmojë në realizimin e kushteve më të mira të për të qenë sa më konkurrente. "Presidenti dhe administratori i deleguar i Fiat-it, John Elkann dhe Sergio Marchionne, i konfirmuan qeverisë vullnetin për vazhdimin e objektivave të zhvillimit që parashikojnë rritjen e prodhimit në vendin tonë nga 650 000 në 1,4 milionë makina në vit, një objektiv i mbështetur nga një investim prej rreth 20 miliardë euro", bëhet e ditur përmes një komunikate.

Dy drejtuesit ai i Fiatit dhe Silvio Berluskoni zhvilluan një takim të rrethuar, ndër të tjerë, nga ministra të Ekonomisë, Industrisë si dhe zyrtarë të Piemontes ku ndodhet selia e kompanisë, me objektiv largimin e shqetësimit të shkaktuar nga deklaratat e Marchionne i cili është shprehur se në rast shkrirjeje Fiat-Chrysler, kompania mund ta ketë bazën në Shtetet e Bashkuara. "Të gjitha polemikat tashmë u mbyllën, Fiat është një kompani e madhe shumëkombëshe që po rritet në botë, por që vazhdon të ketë një zemër italiane", theksoi ministri i Industrisë Paolo Romani.

Fiat ka kontrollin operacional të Chrysler që nga viti 2009 dhe i ka caktuar vetes si opbjektiv të prodhojë bashkë me partnerin e tij gjashtë milionë automjete në 2014, kundrejt më pak se katër milionë aktualisht.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›