E Shtunë, 31 Tetor 2026

iPhone 4 me diamante prej20.000 dollarësh

LOS ANXHELOS-Siç ndodh zakonisht me pajisjet e popullarizuara, për dikë ato janë shumë të shtrenjta, e dikujt i duken shumë të lira. Adhuruesit e iPhone nga grupi i dytë nuk duhet të shqetësohen më, sepse tani e tutje mund të blejnë iPhone 4 tepër luksoz, për 20.000 dollarë amerikanë. Pas kësaj pajisje qëndron argjendari i njohur Stuart Hughes, e vet pajisja, natyrisht, nuk sjell asgjë të re në aspektin teknik, por vetëm për atë pamor. Bëhet fjalë për vetëm një iPhone 4 të bardhë me 32 GB memorie, të mbuluar me diamante. Dhe kush e dëshiron mund ta ketë një të tillë, por duhet të shpenzojë më shumë. Kurse nje tjetër që nuk do luksin, mund ta blejë për 499 euro, por pa diamante.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›