E Diel, 1 Nëntor 2026

“Taulant Balla të tregojë pse u ndalua nga policia në Bullgari”

Polemikat PS-LSI, reagon Luan Rama

Zyrtari i LSI-së thotë se deputeti socialist s’ka dhënë shpjegime për veprimtarinë kriminale dhe trafiqet, për të cilat e kanë ndaluar atë, autoritetet bullgare

Ashpërsohen replikat në distancë mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo e fundit, në përgjigje të akuzave dhe sulmeve të eksponentëve të selisë rozë, ka kërkuar prej tyre të zbardhin aferat personale dhe të bëjnë transparente ndalimet që u kanë bërë autoritetet policore të vendeve fqinje.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, lidhur me arrestimin e fundit të një punonjësi të Ministrisë së Jashtme dhe kërkesës së Taulant Ballës për dorëheqje të ministrit të Jashtëm, Ilir Metës, tha se deputeti socialist është ndaluar për trafik në Bullgari dhe më parë duhet të japë llogari për këtë.
Sipas tij, veprimtaria kriminale që gjallëron te eksponentët e opozitës, operon nën ombrellën e Partisë Socialiste.
“Për fat të mirë ju po pyesni në lidhej me deklaratën e deputeti Balla, një njeri i cili për shkak të detyrave që ka kryer, zotëron informacion të detajuar dhe padyshim edhe të provuar, të veprimtarisë kriminale dhe të trafiqeve që qarkullojnë në hapësirën Ballkanike dhe më gjerë. Unë nuk kam asnjë sensibilitet të veçantë ndaj rastit për të cilin ju pyesni, sepse ai dhe çdo qytetar tjetër që është vënë përpara drejtësisë, të ndëshkohet nga drejtësia për gjithçka ka bërë. Nga ana tjetër, deklarata e Taulant Ballës është spekulative dhe këtu qëndron padyshim edhe imoraliteti i qëndrimit. Nga informacionet që unë kam, personat për të cilët flet zoti Balla nuk kanë lidhje me trafiqe dhe me situata për të cilat dhe Balla është në dijeni, dhe për të cilat është ndaluar në Bullgari, për shembull”, u shpreh zyrtari i LSI-së.
Ai tha se drejtësia duhet të bëjë punën e saj, por onturazhet e pazakonta të opozitës janë thjesht spekulative dhe dëshmi e një papjekurie politike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›