E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çifti Jolie-Pitt dhuron 100 mijë $

Angelina Jolie Xholi dhe Brad Pitt i kanë dhuruar 100.000 dollarë organizatës alternative për ndihmë fëmijëve pa përkujdesje prindërore, Fshati amerikan i fëmijëve SOS, shkruan revista “People”.

“Kemi parë nga afër punën shkëlqyeshme që po kryejnë fëmijët e SOS-it, i cili përkujdeset për të varfrit dhe fëmijët e braktisur”, thuhet në kumtesën e aktores 34-vjeçare, e cila ka gjashtë fëmijë, prej të cilëve tre i ka adoptuar.

SOS është organizata më e madhe botërore jo profitabile, e cila përkujdeset për fëmijët e braktisur ose fëmijët pa prindër. Ajo në SHBA ka filialet e veta në shtetet federale Ilinois dhe Florida. Në 132 vende të botës ekzistojnë 500 fshatra të tilla.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›