Vdes Salvador Dali i Ballkanit

Paris 29 nentor NOA - Miodrag - Dado Gjuric njeri prej piktoreve me te njohur malazez eshte ndare nga jeta nje dite me pare ne Paris. Mediat e Malit te Zi raportojne se Gjuric vdiq pas nje semundjeje te rende.
Gjuric eshte nje nder piktoret me te njohur te fundit te shekullit te kaluar. Punimet e tij jane krahasuar me Marc Chagall dhe Salvador Dalin. Ai jetonte dhe punonte ne France ne ateliene e tij ne nje fshat jo shume larg Parisit.
Gjuric e ka nisur punen e tij ne vitin 1952 ne Cetinja dhe Hercegovine ku me 1952 ka mbaruar shkollen e artit.
Per here te pare ka ekspozuar ne Rjeke te Kroacise me 1958. Para dhjete vjetesh historiani i njohur i artit Alain Bosket per veprimtarine e tij ka botuar monografine Dado universumi pa nderprerje.
Kryesisht ai ka punuar ne vaj por edhe ne grafike kolazhe dhe instalacione. Shume media te huaja e kane pershkruar Gjuricin si nje artist te vecante dhe intelektual te lire.
a.k/NOA