iljeta duet me 2Po2

Bashkepunimet muzikore Kosove-Shqiperi nuk kane te ndalur. Kesaj radhe behet fjale per nje bashkepunim ne mes rreperit nga Kosova 2po2 dhe kengetares nga Shqiperia iljeta Xhilaga. Dyshja si duket pritet se shpejti te kete nje bashkepunim te nxehte. Lajmin e ka bere te ditur vete rreperi Besnik Canolli 2po2. Do te kete shume bashkepunime e njeri prej tyre do te jete edhe me iljeten ka pohuar Besniku.
Kenga e tyre do te realizohet ne studion e Flori Mumajesit kurse per klipin pritet te bashkepunojne me produksionin Entemedia. Canolli po ashtu ka treguar se kete vere do te nxjerre albumin e tij te ri solo te titulluar Authentic. Kete vere do ta publikoj albumin solo Authentic ku do te kete me shume se 15 kenge - ka treguar ai.
2po2 se fundmi ka bashkepunuar me kengetaret Dafina Zeqiri dhe Altuna Sejdiu - Tuna dhe kenga e tyre Vibe ishte nje hit i madh vitin e kaluar.