Miratohet buxheti i qarkut te Durresit
Buxheti i vitit 2011 ka kaluar me miratim te plote ne qarkun e Durresit. Sipas kreut te tij z. Seid Kertusha buxheti ka afruar te gjitha lehtesite te cilat kane te bejne me gjetjen e kompromiseve per ti dhene qarkut zhvillim te vecante industrial edhe kete vit buxheti per vitin 2011 ka kaluar me miratim te plote nga te gjithe anetaret dhe sipas specialisteve te finances eshte 196. 824. 00 leke. Zoti Kertusha u shpreh Qarku i Durresit ka parashikuar qe objektiv per vitin ne vijim te jete rishqyrtimi dhe adaptimi me kushtet e sotme i planit strategjik te zhvillimit ekonomik te qarkut 2005-2015 projektet qe do te zbatohen ne zonat prioritare sic jane parku industrial dhe parku energjetik mbeten ne epiqender te veshtrimeve te zhvillimeve te qarkut. Sipas tij edhe turizmi do te shenoje te tjera zhvillime ne saj te nje sere projektesh per te permiresuar infrastrukturen pergjate vijes bregdetare. Qarku do te kete edhe kete vit mbeshtetjen ne investime nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit te cilat do te shtrihen ne investimet ne rruge uje te pijshem kanalizime rrjeti elektrik etj.. Nga viti 2010 qarku ka mundur te ruaje nje fond prej 81 milione lekesh shume kjo e pashpenzuar ndersa investimet kapitale vetem nga qarku do te jene ne 60.1 milione leke. Sipas zotit Kertusha studimi e projektimi do te marre kete vit nje pjese te fondit nga buxheti ngase shuma ne 12.3 milione leke do te shkoje ne kete ze te rendesishem. Kreu i qarkut te Durresit Seit Kertusha tha se krijimi i arshives dixhitale me te gjithe dokumentacionin kadastral qe ndodhet ne Drejtorine e Administrimit te Mbrojtjes se Tokes do te vere ne levizje sektorin perkates. Fillimi i zbatimit te projekteve ne kuader te programit IPA CBC Adriatik 2007-2013 kane dhe pritet te kene edhe me shume efekte pozitive ne zhvillimin e zones bregdetare. BE ne menyre te shpeshte ka mbeshtetur me fonde qarkun ne nje sere projekte te rendesishme si ne ato turistike ne infrastrukture etj.