Çiljeta në Partinë Demokratike

Anëtarja më e re e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike kishte ftuar në këtë ditëlindje pothuajse gjithë këngëtarët, të cilët deri në mesnatë mund të pinin gratis pafund, pasi më pas secili paguante me lekët e veta.
Por, në fund të fundit kjo do të thotë: Çilin e duan të gjithë. Madje mbrëmja që filloi në orën 21:00 dhe zgjati deri vonë pas mesnate, është shoqëruar përherë e më shumë me batuta e shpërthime emocionesh dhe këngësh nga vetë këngëtarët e ftuar. Çiljetës, në këtë mbrëmje nuk i mungoi as Romeo, për të cilin u fol se kishte pasur edhe shkëputje.
Në fakt, sherret në çift i pranon edhe vetë Çiljeta, por duket se Romi e respektoi mirë për 25-vjetor. Por ja që për anëtaren më të re të KK së PD-së kishte edhe surpriza.
Vetë Doktor Flori nuk harroi të merrte mikrofonin: “Edhe pse Çili është një shoqe e mirë dhe sot mbush 25 vjeç, unë prapë them, ‘Hapni kutitë’!”, tha DR. Flori, duke e bërë sallën të ushtonte nga duartrokitjet. Nuk pritej gjë tjetër, përveçse Flori të këndonte këngën “Çohu, çohu, çohu...!”, ndërsa Çili, majë banakut të pubit, me dy gishtat lart të këndonte “Shqipëria po ndryshon”.
Por, rivalitetit të dy këngëtarëve sigurisht i dhanë fund dy vëllezërit korçarë, të cilët me një “Serenatë” korçare i ulën paksa tonet e asaj që mund të ndodhte aty, e sigurisht jo për sherr. Ditëlindja për Çilin ka qenë perfekte, madje dhe vetë Çili, e cila kishte shtuar së tepërmi qerpikët, duke u prezantuar me një look tërësisht të ri.