E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigracioni ilegal

16/02/10 11:32

Pasi kanë përfunduar përgatitjet e mëngjesit banorët kanë nisur të bisedojnë me njëri-tjetrin. Hakiu, Bledi dhe Klodi kanë dalë në ballkon dhe bisedojnë, ndërsa në shtëpinë e re jashtë kanë dalë jashtë Eduardi dhe Renato. Ata diskutojnë për zhurmat që banorët shkaktojnë gjatë natës dhe për gjëra të tjerë në përgjithësi. Në shtëpinë e vjetër bisedat janë më tepër të fokusuara në disa çështje kryesore. Kështu ata diskutojnë për punën. Klodi pyet Bledin për punën e tij dhe aii i tregon se punon në një restorant-piceri. Ai tregon për kushtet e punës dhe ambjentin aty. Pasi shpjegon si është puna e tij Bledi i pyetur sërisht nga Klodi fillon të tregojë se si iku në Gjermani. Bledi tregon se fillimisht ka emigruar në Itali, por pas 9 muaj qëndrimi aty ai kishte pasur gjithnjë dëshirë që të shkonte në Gjermani. Ai tregon vështirësitë që ka kaluar gjatë kohës si emigrant Ilegal. Ai tregon se si ka udhëtuar nëpër trena dhe se si është kthyer nga policia. Ndër të tjera ai tregon për ndihmën e një polici italian. Më pas Bledi tregon se si hyri në Austri dhe më pas në Gjermani. Më pas ai trego se si ka qëndruar në Gjermani për një periudhë 3-vjeçare si emigrant ilegal dhe më pas për pajisjen e tij me dokumenta të rregullta. Bledi tregon për një vajzë me të cilën më pas u martua si rezultat i kërkesës së vajzës. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›