E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodi: Do të më pëlqente të dashurohesha në BB

16/02/10 12:16

Tashmë një pjesë e banorëve merren me gjëra të ndryshme në shtëpi, ndërsa një pjesë e tyre janë ulur dhe po pinë cigare. Kështu Domenika, Eduardi dhe Renato janë ulur pranë gardhit dhe po bisedojnë me Klodin që ndodhet në anën tjetër të gardhit. Ata pyesin banorin e ri për çështje të ndryshme dhe për banorët e tjerë. Klodi fillimisht i pyet banorët se si po u duket jetesa nën presionin e nominimit. Renato thotë se normalisht ka emocione, por është një gjë që herët a vonë do të ndodh. Këtë mendim ndajnë edhe të tjerët. Pas kësaj ata flasin për Valentinën ku Klodi thotë se i ka ardh keq që ajo ka dalë kaq herët nga shtëpia e BB. Më pas Klodi e pyet Domenikën nëse ndihet me fat që shtëpia e BB i ka sjellë një histori të re dashurie.
Ai i thotë Domit që ta shijojë këtë histori deri në maksimum duke shtuar:-Nëse vërtet ka një sentiment shijoje. Edhe unë do të kisha dëshirë që të dashurohesha.... Kjo ka mjaftuar që Domenika të pyesë Klodin se cila nga vajzat e shtëpisë e tërhiqte më shumë. Klodi thotë se është ende herët për të dhënë një përkufizim, por më tepër ai mendon se përshtatet me Adën, por edhe Rezarta i duket e zgjuar. Më pas Renato e pyet se si i duken vajzat e tjera të shtëpisë Graciela dhe Bertina. Për to Klodi thotë se janë dy karaktere dhe bukuri të ndryshme duke theksuar se për të femra ideale duhet të jetë më tepër feministe, e brishtë. Më pas aty vjen edhe Erjoni dhe biseda zhvendoset në tema të tjera. Tashmë ata diskutojnë për regjimin komunist dhe kushtet e jetesës në atë periudhë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›