E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renato: Këto janë shashka e thika pas shpine

16/02/10 14:13

Pas një kohe të gjatë, debati i Renatos me Hakiun merr dimensione të tjera. Renato është irrituar së tepërmi nga fjalët e Hakiut i cili e ka qyajtur si një njeri që ka ndryshuar duke shkelur parimet e veta. Renato nuk e pranon këtë thënie të Hakiut. Pasi ata debatojnë me njëri-tjetrin për më tepër se një orë, debati prek edhe banorët e tjerë. Kështu Eduardi del në mbrojtje të Renatos dhe thotë se sjellja e tyre si njerëz të dhënë pas parasë apo indiferentizmi në një farë mënyre kundrejt banorëve të shtëpisë së vjetër ishte thjesht një lojë. Në anën tjetër të gardhit dalin edhe disa banorë të tjerë të cilet marrin pjesë në debat. Kështu Bertina dhe Erjoni janë në mbrojtje të Kikës ndërsa Klodi dhe Bledari mundohen që të kuptojnë situatën.
Bertina i thotë Renatos se edhe asaj i kishte ngel hatri nga Renato natën e spektaklit. Ajo ka thënë se banorët kanë plotësisht të drejtë sepse Renato tha unë fitova debatin 1 kundër 10 në një kohë që në të vërtete ishin 4 kundër 7 të tjerëve. Kjo pasi Bertina, Hakiu dhe Eduardi kishin përkrahur gjatë gjithë kohës Renaton. Renato i acaruar akoma edhe më shumë thotë se pretentimet e Hakiut nuk janë të bazuara por janë thjesht thika pas shpine për të, pasi ai është në nominim dhe mund të dalë. Këto janë thjesht shashka e thika pas shpine në mënyrë që edhe ata të tjerët të mëndojnë të njëjtën gjë dhe publiku po ashtu u ka thënë Renato banorëve. Hakiu nuk e pranon akuzën e Renatos duke i thënë se ai nuk e kishte diskutuar me asnjë nga banorët e tjerë këtë gjë, por vetëm atij ia tha të parit. Të tjerët që janë të pranishëm diskutojnë duke analizuar gjithë zhvillimin e debatit, por pa përcaktuar një fajtor apo një të pafajshëm.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›