Çim Peka: Zgjedhja e Bashës në krye të PD-së shmangu kapjen e opozitës së re nga klanet e krimit
Çim Peka ka sulmuar kandidatin për kreun e PD-së, Sokol Olldashi, i cili tha se procesi për zgjedhjen e pasardhësit të Berishës ishte i manipuluar. Peka thotë se vota kundër Olldashit, ishte votë urrejtje ndaj arrogancës së qeverisë. Me zgjedhjen e Bashës, sipas Pekës, u shmang kapja e opozitës së re nga klanet e krimit. Ai ndërkohë ka sulmuar edhe gazetarin Baton Haxhiu, pasi sipas tij, ai kërkonte të zgjidhte kryetarin e opozitës së re, pra Sokol Olldashin.
Olldashi: “Nuk ishte garë”. E vërtetë, sepse baza në mënyrë të urryeshme votoi kundër arrogancës së një pjese të qeverisë dhe strukturave që Koli thoshte se i kishte me vete.
“Nuk i kisha listat”. Ndoshta. Sepse listat dhe njerëzit që ishin në këto lista urreheshin pse ishin të djathtë, nga përfaqësuesit e arrogancës në qeveri dhe struktura. Prandaj, ishin harruar listat dhe njerëzit që ishin në lista.
PS: Nuk di të them nëse fitorja e Ramës është humbje për vendin, dhe që klani i drogës fitoi pushtetin. Por, di të them se ka një lajm të mirë. Ky klan që pretendon Berisha, nuk arriti të kap edhe opozitën e re. Ngushëllime për delirantin Baton, që pasi caktoi kryeministrin, nuk arriti të caktojë dhe kryetarin e opozitës, shkruan Peka./b.l