E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku – Cliff diskutojnë për integrimet

Nga Express më 21 mars 2011 në ora 13:46

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku e ka pritur në një takim ambasadorin e porsaemëruar të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cameron Cliff, me të cilin biseduan për qasjen institucionale drejt integrimeve evropiane.

Me këtë rast ministrja Çitaku përgëzoj ambasadorin Cliff për detyrën e re dhe tha se caktimi nga Qeveria e Republikës së Kosovës si prioritet agjendën Evropiane është gjëja më e duhur në këtë kohë.

Gjithashtu, nga ana e tij ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cameron Cliff u konfirmua se ka shumë punë për t’u bërë dhe se duhet një mobilizim gjithëpërfshirës në mënyrë që proceset të shkojnë sa më mirë që është e mundur.

Në kontekstin e Integrimit Evropian si prioritete kryesore janë liberalizmi i vizave, marrëveshjet tregtare dhe bashkëpunimi rajonal, dhe për të arritur qëllimet duhet koordinuar dhe bashkërenduar aktivitetet në vijim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›