itaku-Lunacek Kosova gati te nise bisedimet per heqjen e vizave

Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e vëna nga Komisioni Europian dhe është e gatshme të nisë bisedimet për liberalizimin e vizave me vendet e zonës Shengen. Kështu është shprehur ministrja e Integrimeve Europiane e Kosovës, Vlora Çitaku gjatë një takimi që zhvilloi me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek.
Çitaku vuri në dukje se kohët e fundit, Kosova ka ecur përpara me axhendën europiane, duke aprovuar në parlament një numër të ligjeve që kontribuojnë në avancimin e procesit të integrimit. Po ashtu, sipas saj, ka vazhduar me intensitet koordinimi me të gjitha komunat për ri-integrim sa më të suksesshëm të personave të riatdhesuar.
Ndërsa raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek tha se është e kënaqur me përkushtimin dhe punën e mirë që ka bërë Kosova drejt integrimit Europian, dhe se të gjitha arritjet dhe objektivat që duhen arritur do të bëhen publike në raportin e rradhës që do të publikohet më 12 tetor.
Sala Mustafa
Azhornuar së fundi ( e hënë , 18 korrik 2011 )