E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia ne F1 yjet gare ne sheshin e kuq

Formula 1 ka pushtuar për një ditë Kremlinin në një garë demonstrative për të festuar hyrjen e Rusisë në kalendarin e Botërorit të sportit më të famshëm të automobilizmit. Piloti I McLaren Jenson Button dhe ai i Ferrarit Giancarlo Fisichella garuan rreth pallatit ikonë të kryeqytetit rus pranë Sheshit të Kuq.

Demostrimi i mbajt në të njëjtën ditë, kur skuderitë e tjera të Formula 1 ndosheshin në Sochi, resorti pranë Detit të Zi që do të presë Lojrat Olimpike Dimërore 2014 dhe në të njëjtin vit garën e parë për Cmimin e Madh të Rusisë. Planet e këtij vendi për të zhvilluar garën në rrugën e Moskës u hosh poshtë nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, e cila pranoi si opsoin të vetëm pistën në Sochi, duke firmosur një kontratë 7-vjeçare me organizatorët rusë.

Gara demonstrative e Button dhe Fisichela tërhoqi vëmendjen e shumë tifozëve, ndërsa audienca e Formula 1 në Rusi është rritur shumë vitet e fundit pas sukseseve të pilotit Vitaly Petrov me skuderinë Renault. Me Rusinë, drejtuesit e Formula 1 pretendojnë të kenë të njëjtin sukses financiar ashtu si me Kinën, e cila u fut në kalendarin e Botërorit të këtij sporti vetëm pak vite më parë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›