E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku në Bruksel, për agjendën evropiane

Ministrja e Integrimit Evropian e Kosovës, Vlora Çitaku, të dielën është nisur për një vizitë zyrtare në Bruksel.

Në njoftim të kësaj ministrie thuhet se gjatë qëndrimit në Bruksel, Çitaku do të takohet me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian për të diskutuar rreth agjendës evropiane, Raportit të Progresit, marrjes së udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave për Kosovën dhe procesit të integrimit evropian.

Po ashtu, bëhet e ditur se në kuadër të kësaj vizite, ajo do të zhvillojë takime me komisionerin për Zgjerim, Stefan Fule, drejtorin për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian, Pierre Mirel, përfaqësuesin e përhershëm të Greqisë në Bashkimin Evropian, Teodoros Sotiropulos dhe përfaqësuesin e Greqisë në Komitetin e Politikës dhe Sigurisë së BE-së, Themistoklis Demitris.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›