E Diel, 1 Nëntor 2026

Jovanoviç: Barrikadat do dëmtojnë vetë serbët e Kosovës

Lideri i Partisë Liberal Demokratike (PLD) në Serbi, Jedomir Jovanoviç deklaroi se Serbia nuk duhet të “kosovarizohet”, por të evropianizohet.
 

”Në rast se ne bllokojmë jetën në pjesën veriore të Kosovës, ne do të dëmtoheshim vetë nga këto bllokada, dhe gjithashtu do të dëmtonim serbët e Kosovës, ndërsa më pas edhe Serbinë”, deklaroi Jovanoviç.
 

”Serbia po rrezikohet nga keqpërdorimi i problemit të Kosovës, ku këtë shans po e shfrytëzojnë qarqet e brendshme anti-evropiane, të cilët përmes kaosit dhe pasigurisë do të rrezikojnë hapin e fundit për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE”, theksoi Jovanoviç.
 

Jovanoviç deklaroi se dalja nga kriza do të bëhej vetëm përmes një marrëveshje direkte midis Beogradit dhe Prishtinës me rregulla evropiane, garanci për jetë që relativizojnë rëndësinë e kufijve. Lideri i PLD nënvizoi se si bazë zgjidhje duhet të merret edhe Plani i Ahtisarit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›