Apple pritet të hedhë në treg linjë të re produktesh
Apple pritet që këtë vjeshtë të lançojë një linjë të re produktesh dhe shërbimesh. Linja e re pritet të hidhet në treg në vjeshtë dhe pjesë e kësaj liste besohet se do të jetë një iPhone 5S, Apple TV, si dhe një orë e mençur që do të debutojë në 2014.
Këto janë disa konkludimet të ekspertëve të tregut të konsumit elektronik, të cilat janë nxjerrë pas prezantimit të rezultateve financiare të Apple, nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook.
Mediat thonë se Tim Cook nuk i ka bërë saktësisht këto pohime, Cook ka thënë se “Apple është duke punuar shumë në krijimin e harduerit, softuerit, dhe shërbimeve tjera të mahnitshme, të cilat ne mezi po presim t’i prezantojmë në vjeshtë dhe gjatë vitit 2014.
Cook ka lënë të kuptohet se do të punohet në këtë drejtim, pasi ka pohuar se Apple do të krijojë kategori të reja të produkteve. Kanë mjaftuar këto deklarata që analistët të mendojnë se çfarë mund të jetë linja e re për Apple.

(a.h/BalkanWeb)