Milan, Sedorf ose Van Basten në vend të Alegrit
MILANO - Largimi i Alegrit nga Milani po bëhet gjithnjë e më shumë realitet. Pas shfaqjes së Çezare Prandelit për në pankinën e Milanit, Alegri pritet të deklaronte vetë “divorcin”, por këtë e ka përshpejtuar vetë Berluskoni, kur ka pohuar se për një vit do të marrë një trajner holandez, që do të jetë mes Sedorfit dhe Van Bastenit.
Pastaj vitin tjetër, kur Prandeli të mbarojë kontratën me kombëtaren italiane, që mbaron pikërisht me Botërorin 2014, trajneri që do të zgjidhet tani, do t’i lërë vendin kryeselektorit italian. Prej kohësh tek kuqezinjtë flasin për një projekt të nisur me rindërtimin e skuadrës, e cila synon te të rinjtë. Një projekt i ideuar për të nisur me Alegrin, por që duket se do të vijojë pa të. Sipas shtypit italian Silvio Berluskoni është skeptik mbi aftësitë e Alegrit për të çuar përpara këtë projekt.
Situata është totalisht e paqartë dhe duket se as vendi i tretë mund të mos i mjaftojë për të vijuar punën në Milano. Sedorf, i mbështetur nga Tasoti, është një zgjidhje e pëlqyer, duke njohur edhe simpatinë e Berluskonit për ish-fantazistin. Holandezi tjetër Marko van Basten, një tjetër ikonë e futbollit kuqezi, është përkrahës i talentëve, por ndërkohë edhe një idhur në Milano. Në këtë moment Van Basten po udhëheq në mënyrë të shkëlqyer Herenvenin në kampionatin holandez, pas një nisjeje aspak të mirë të tij.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)