E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKK-ja vërejtje në tenderin e Ministrisë së Kthimit

Ministria për Komunitete dhe Kthim ka shpallur tender për furnizim me vetura për ministrinë, duke favorizuar vetëm një tip të markës së veturave dhe duke diskriminuar konkurrentët tjerë, ani pse nuk ka kërkuar një lloje marke të caktuar.

Agjencia kundër Korrupsionit i ka tërhequr vërejtjen Ministrisë që të ndërmarrë të gjitha masatë që të heq dorë nga tentim i mundshëm për dallavere me këtë tender.

AKK-ja ka lëshuar Opinion për ri-tenderin, me titull "Furnizim me automjete", të lëshuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, i cili ri-tender ishte në procedurë të hapur.

Gjatë ekzaminimit të këtij tenderi, Agjencia ka gjetur se në dosjen e tenderit, fillimisht kërkohej që të blihen 12 vetura, dhe më pastaj korrigjohet dhe kërkohet që të blihen 10 vetura.

Pastaj Agjencia ka gjetur se specifikacioni teknik është specifikacion i përpiluar në atë mënyrë, që të mundësojë favorizimin e markës së veçantë të veturave, dhe si i tillë sipas AKK-së mundës favorizim për prodhues të caktuar. Më tej në opinion thuhet se "Me veprimet e tilla, Autoriteti Kontraktues nuk ka respektuar këto dispozita: Dispozita e nenit 7, 27, dhe 28 të Ligjit Nr. 04-L/042 për Prokurimin Publik. Andaj kërkojmë nga autoriteti kontraktues që ti ndërmarrë të gjitha veprimet për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje më këtë tender".

Dyshimi tjetër sipas AKK-së është se tek procedurat e dorëzimit të dosjeve ka aplikuar edhe një kompani e cila nuk posedon shumicën e dokumentacionit të dosjeve. “Madje edhe dosja e tij na paraqitet e pa plotësuar, ashtu qe ky veprim krijon kushte për të dyshuar se kompania në fjalë ka aplikuar për : 1 ta përmbushur numrin: 2 për të krijuar situatë të favorshme për operatorin ekomomik tjetër”.
Sipas të gjeturave disa nga kompanitë janë tërhequr nga gara, shkaku i specifikave teknike që janë përshtatur vetëm për një tip të veturave.

Ministria e Komunitetit dhe Kthimit ka pranuar të gjeturat e AKK-së.

Ministri Dalibor Jevtiç tha për Indeksonline se pozita e tij është politike dhe nuk merret me prokurimin, por do të shqyrton vendimin e konderkorrupsionit në mënyrë që të mos ketë asnjë lëshim. “Unë dhe stafi im, që kur kemi ardhur në krye të ministrisë, synim kemi pasur edhe luftën kundër korrupsionit. Ne jemi pajtuar me të gjeturat e AKK-së, andaj do ta adresojmë problemin”, tha ministri Jevetiç.

Ndryshe, Zyra e Prokurimit në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, në rolin e Autoritetit Kontraktues ka përgatitur njoftim për kontratë “Furnizim” duke e publikuar atë në ueb faqen e KRPP-së. Fillimisht ka shpall tender për më 23 .04.2013 e më pas më datën 08 Maj, e njëjta zyrë kërkon anulimin e tenderit. Pastaj më datë 10 Maj është shpallur Ritender me titull “Furnizim me automjete”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›