“Azem Galicën” po e bojkotojnë të gjithë
PRISHTINE-Shfaqja e filmit "Azem Galica", në regji të Halil Budakovës, nuk ka kaluar mirë në Vushtri. Për dy ditë sa u shfaq në qendrën e kulturës "Hasan Prishtina" të këtij qyteti, filmi nuk ka arritur të grumbullojë as 100 shikues për çdo shfaqje, edhe pse kapaciteti i sallës është më i madh se 460 vende.
"Qytetarët e Vushtrrisë nuk shfaqen interesim të madh për ta parë filmin e Halil Budakoves. Ai edhe pse u shfaq për gjatë dy ditëve në dy, nuk arriti t'i mbledhë më shumë se 100 shikues, madje pati raste që nuk kishte më shumë se 70 shikues për ta parë atë", - ka thënë Enver Dubovci, menaxher i qendrës.
Ai ka tentuar të identifikojë shkakun e mosinteresimit për këtë film. Sipas tij, mund të ketë ndikuar përgatitja e dobët rreth shfaqjes së filmit. "Mund të jetë edhe moskoordinimi i punëve nga ana e distributorëve të filmit me menaxhimin e kësaj qendre. Kam kuptuar nga afishet dhe njoftimet e ndryshme se ky film do të shfaqet në qendrën që unë udhëheq. Ndoshta punët do të shkonin ndryshe po të bëhej një përgatitje më e mirë", - thekson ai. Ndërkaq të enjten në mbrëmje ky film u shfaq për herë të fundit në këtë qendër, ku pati edhe prej shikuesve që nuk ngelën të kënaqur. "Nga kureshtja erdha ta shikoja filmin ku nuk m'u duk ashtu siç e prita. Nuk e di, skenat e filmit m'u dukën monotone, pastaj edhe aktrimi i disa aktorëve nuk ishte i nivelit të duhur", - ka thënë Shabani me të dalë nga salla e filmit.
(d.b/GSH/BalkanWeb)