Festë e futbollKorça pret betejën e sezonit
KORCE-Skënderbeu dhe Flamurtari do të përballen sot në orën 18.00 në Korçë, në atë që mund të konsiderohet pa frikë si një prej betejave kryesore të këtij sezoni. Përballë do të jenë dy skuadrat që kanë luftuar për titullin kampion që nga java e parë dhe që aktualisht kryesojnë renditjen e Superligës.
Në stadium pritet të jenë mbi 8 mijë vetë, ndërkohë që ndeshja ka marrë një jehonë në të gjithë qytetin. Vlonjatët shkojnë në Korçë me avantazhin e 7 pikëve, por me vetëdijen se një humbje do të rihapte gjithçka, për më tepër që dy skuadrat do të përballen edhe në fazën e tretë mes tyre. "Situata është mjaft normale, ekipi dhe futbollistët janë stërvitur si zakonisht gjatë këtyre ditëve, duke treguar se janë gati për në Korçë, - u shpreh trajneri i Flamurtarit Gugash Magani. - Është një ndeshje shumë e rëndësishme, por për ne është një nga finalet e radhës", shtoi ai. Në krahun tjetër, Shpëtim Duro është munduar të tregohet i matur në deklaratat e tij, megjithatë është shprehur se Skënderbeu do të jetë në fushë si asnjëherë tjetër. "Përballen dy skuadrat më të mira dhe që jo rastësisht mbajnë këtë vend në renditje, - deklaroi Duro. - Si trajner, nuk mund të bëj parashikime, por kërkoj nga futbollistët që ta interpretojnë në mënyrën e duhur takimin. Kam vetëm pak ditë që kam marrë drejtimin e ekipit dhe koha nuk ka qenë në favorin tim, por në fushë do të jetë një skuadër siç nuk e keni parë asnjëherë", shtoi trajneri i Skënderbeut.
(d.b/a.latifi/GSH/BalkanWeb)