E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet, shqiptarët protestojnë në Luginën e Preshevës

PRESHEVE - Mijëra shqiptarë kanë protestuar sot në Sheshin “Skënderbeu”, në Bujanoc , ndaj arrestimeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Kryetarët e dy komunave, asaj të Bujanocit dhe Preshevës, kanë thënë se shqiptarët nuk e kanë ndërmend t’i nënshtrohen këtij terrori serb dhe se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në Luginën e Preshevës.

Kryetari Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka pohuar se Ivica Daçiç nuk e ka hesapin e mirë, pasi shqiptari me dhunë nuk zmbrapset por bëhet edhe më i bashkuar edhe më i fortë.

“Daçiç dje përdori gjithçka pasi arrestoi edhe qytetarë që janë në listë për këshilltarë, prandaj nga këtu u themi se të gjithë jemi terroristë dhe le të vijë e të na arrestoj të gjithëve, nëse mundet”, ka thënë ai.

Kamberi ka pohuar gjithashtu se do ta informojë OSBE-në, OKB-në, BE-në dhe organizmat tjerë në Bruksel e Gjenevë që të ndërhyjnë ndaj dhunës serbe mbi shqiptarët në Luginë të Preshevës.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera MPJ: Arrestimet e shqiptarëve në Bujanovc, dëmtojnë bashkëjetesën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›