DJ Blunt: Të ardhmen e di vetëm Zoti lart

Dj Blunt, përjetoi ndryshime në jetën e tij private pas ndarjes nga stilistja e njohur kosovare, Yllka Brada. Me një qetësi të plotë, Dj Blunt po e shijon jetën si beqar, ndërsa për momentin nuk mendon të lidhet me ndonjë femër, pasi do t’i përkushtohet punës.
Ai ka pranuar fundin e një lidhje të gjatë me stilisten e Stupcave, duke thënë “Po, kam disa muaj që jam ndarë nga një lidhje disavjeçare.”
Duke folur për mediat shqiptare, ai ka rrëfyer si e ka përjetuar këtë ndarje.
“Si të gjithë njerëzit, ndarjet nuk janë të këndshme. Edhe pse në rastin tim ndoshta fakti që vendimi është marrë nga të dyja palët pas shumë përpjekjeve për të shpëtuar lidhjen, e bën shumë më të lehtë. Kur nuk shkon, nuk shkon…” ka thenë Blunt, duke mohuar të kenë qenë xhelozitë që kanë çuar deri te ndarja:
“Nuk besoj që xhelozitë janë arsye kryesore për ndarje, ato janë efekte anësore të nxitura nga diçka. Unë mendoj që karakteret, mentalitetet dhe prioritetet e ndryshme i shtyjnë njerëzit larg njëri-tjetrit deri në ndarje.”
Derisa është duke unuar në projekte të reja, ai nuk ka ndërmend të fillojë ndonjë lidhje të re : “Të marr pak frymë, kam ndërmend t’i përkushtohem punës dhe të shijoj sa më shumë sezonin veror bashkë me miqtë e mi. Të ardhmen e di vetëm Zoti lart.” /Indeksonline/