U ndanë se nuk e kënaqte seksualisht

Harry Style e braktisë ish të dashurën Taylor Swift.
Këngëtari i One Direction dhe këngëtarja e muzikës country kanë qenë në lidhje për një kohë të shkurtër, por u raportua se ata i dhanë fund romancës së menjëherë pas festës së Vitit të ri.
Harry njihet për përvoja të tij seksuale me femra më të vjetra në moshë dhe me modele.
Duket se 18 vjeçari dhe 23 vjeçarja kanë pasur probleme të natyrës seksuale të cilat nuk patën zgjidhje tjetër përveç ndarjes.
“Taylor ishte paksa e pa interesuar në këtë aspekt. Kështu iu dukë Harryt. Përderisa ishte e qartë se ajo kishte ndjenja për Harryn, Taylor nuk arriti ta kënaqte seksualisht”, ka thënë një mik i tij.
Harry është djalë i ri, i rrethuar gjithmonë me femra dhe gjithmonë ka qenë i dhënë pas lidhjeve me më të moshuara. /Indeksonline/