“Dosjet”, ne Kushtetuese

Maxhoranca i ka paraprire sot shprehjes javes tjeter te Gjykates Kushtetuese per Ligjin e Lustracionit.
Maxhoranca ka paralajmeruar permes nje letre te dale zyrtarisht nga zyra juridike e kuvendit, se disa prej anetareve te kesaj gjykate, preken direkt nga efektet e ketij ligji.
Duke theksuar se kuvendi nuk eshte kunder shqyrtimit te ligjit te dosjeve ne Gjykaten Kushtetuese, letra gjithsesi i kerkon gjykates te mos ndikohet nga fakti se gati gjysma e anetareve te saj preken nga ky ligj, duke rrezikuar kuorumin e nevojshem per marrjen e ketij vendimi dhe duke i sugjeruar asaj te marre ne konsiderate nje vendim te saj te meparshem per variantin e ligjit te vitit 1996.