“Fansja ma theu zemrën”

Këngëtari Bruno Mars i cili momentalisht po e promovon albumin e tij me të ri është në kulmin e suksesit si artist. Ai është njëri nga artistët më të pëlqyer dhe pa dyshim se ka shumë fansa.
E me këta të fundit, këngëtari disa herë ka pasur edhe përvoja të dhimbshme.
Bruno ka rrëfyer një ngjarje teksa ishte në një koncert në momentin kur një fanse i’a “theu” zemrën.
“Një vajzë e vogël ishte së bashku me nënën e saj dhe më tha se dëshironte të realizonte një fotografi me mua. Padyshim se pranova. E ëma e saj nxori telefonin për të bërë fotografinë dhe vajza i tha se dëshironte të bënë fotografi me telefonin e saj në mënyrë që më pas të hedh fotografinë në internet. E ëma kishte harruar telefonin dhe kjo vajë u pikëllua shumë dhe vetëm u largua me shpejtësi. Kjo gjë ma theu zemrën”, është shprehur Bruno./Indeksonline