E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jam më i mirë s Chris Brown

Reperi kanadez, Drake, ka folur për konfliktin e tij me këngëtarin amerikan, Chris Brown.

Drake thotë se ai është shumë më i mirë se sa Chris Broën si nga ana muzikore, ashtu edhe në trajtimin e femrave, teksa thotë se përleshja me të do të harrohet një ditë.

“Mos më pyetni asgjë për atë njeri, thjesht lëreni të vetmuar. Ndaloni së foluri për pasigurtë e tij. Pasiguria e tij vjen si pasojë e asaj që unë bëj muzikë më të mirë se ai, se jam mashkull më i mirë se ai dhe se në një pikë gjatë jetës time e kam pasur në dorë femrën që ai e dashuron”.

“Unë bëra atë që është dashur të bëjë një burrë i vërtetë, unë i dhashë asaj shumë respekt dhe dashuri. Të gjitha këto gjëra e bëjnë një njeri si unë të vij në radion tuaj dhe të flasë sinqerisht për këto gjëra. Më nuk duhet të flitet për atë përleshje, më askush nuk duhet të përgjaket. Ndoshta pas 10 vitesh do të jem shok i tij i mirë dhe do të qeshim për këtë që po them unë tani dhe me ndodhitë e mëhershme”, është shprehur Drake për Elliot Ëilson në emisionin “Keep it Thoro”.

Drake ka paralajmëruar se së shpejti do të lansojë dy këngë të reja dhe se albumi i tij i ri do të punohet kryesisht nga producenti Noah Shebib. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›