E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zagreb, arrestohen65 persona të përfshirënë përleshje

ZAGREB- Policia kroate njoftoi sot se ka arrestuar 65 persona në përleshjet e së shtunës në Zagreb.

Zëdhënësja e policisë, Jellena Bikic, u tha gazetarëve se 13 veta janë liruar, ndërsa kundër 15 të tjerëve janë ngritur akuza për shkeljen e Ligjit mbi tubimet publike dhe prishje të rendit dhe qetësisë.

Bikic tha se 36 demonstrues do të ndiqen penalisht për shkak të sulmeve ndaj personelit zyrtar – për çfarë është paraparë dënimi prej 3 muaj deri në 3 vjet heqje lirie.

Të shtunën, forcat e rendit kanë përdorur shkopinj dhe gaz lotsjellës për të mos lejuar turmën e protestuesve që t’i afrohej ndërtesës së Qeverisë kroate. Ata po protestonin kundër, siç është thënë, përndjekjes së veteranëve kroatë të luftës.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›