E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, Pinari kërkon ulje dënimi

TIRANE- Ish-drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari, një prej të cilësuarve si përgjegjës për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec, kërkon në Gjykatën e Tiranës ulje dënimi. 

Në bazë të ligjit, të gjithë të dënuarit që kanë sjellje të mirë, përfitojnë tre muaj ulje dënimi në vit dhe duket se ish-kreu i MEICO-s, plotëson kriteret për ta përfituar këtë të drejtë. Pinari, ndodhet në qelitë e burgut, pasi u dënua nga Gjykata e Apelit Tiranë me 10 vite heqje lirie. 

Nga përllogaritjet e bëra nga prokuroria, rezultoi se Pinarit i mbeteshin dhe 3 vite e shtatë muaj burg për të kryer, pasi pjesën tjetër të dënimit e kishte shlyer gjatë kohës që qëndroi në qeli e mandej në arrest shtëpie.
(e.m/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›