E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Grekë” me dokumente false, penalizohen 2 bashkëshortë

KORCE- Aplikimi për rifreskim dokumentesh ka nxjerrë ‘zbuluar’ dy bashkëshortë nga Korça që ishin bërë “grekë” duke falsifikuar certifikatat e lindjes.

“Bashkëshortët Marjeta Duçi, 41 vjeçe, e Bashkim Duçi nga fshati Çërravë, u shoqëruan nën akuzën e “Falsifikimit të akteve të Gjendjes Civile”.

Gjatë aplikimit për ripërtëritje dokumentesh në konsullatën Greke, ata kanë paraqitur certifikata të falsifikuara, siguruar në komunën Dardhas. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes”, - shtojnë burimet policore.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›